E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loshaj, refuzohet videokonferenca

Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje qe marrja ne pyetje e deshmitarit kyc te procesit "Hoxha" te kryhet nepermjet leter-porosise. Pas kerkeses se bere Albtelekomit, gjykata ka marre nje pergjigje negative, per mundesine e realizimit te lidhjes me Hollanden ku ndodhet aktualisht edhe deshmitari Avdyl Loshaj. Pas vendimit te marre nga ana e gjykates, prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, mundesine e marrjes ne pyetje te Loshajt, ne ambasaden tone ne Hollade. Sipas prokurorise deshmitari mund te merrej ne pyetje nga vete ata. E njejta kerkese eshte bere edhe nga mbrojtesi i te pandehurit Avni Koldashi. Sipas tij, pyetja e ketij deshmitari kishte shume rendesi per ceshtjen, ndaj palet duhet te ishin prezent gjate deklarimeve te tij. Kerkesa e bere nga ana e te dy paleve eshte rrezuar nga gjykata, e cila sqaroi se ishte shprehur nje here per kete ceshtje. Nderkohe qe ne seancen e radhes, gjykata do te marre shenim te gjitha pyetjet qe do t'i dergohen me leter-porosi deshmitarit nga te dyja palet. Mesohet se vete i pandehuri Avni Koldashi, i ka derguar gjykates dy pyetjet e tij per deshmitarin.

Rrembimi

Biznesmeni Remzi Hoxha, u more peng me daten 21 tetor te vitit 1995 ne firmen e tij, te quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nje nga automjetet e perdorura ne ngjarjen e rrembimit, ka qene me targa TR 2449 C, makine e cila i takonte institucionit te SHIK-ut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›