Lirohet ish-brigadieri i fabrikës së Gërdecit
TIRANE - Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelia Veiz Muçën, ish-përgjegjësin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, i akuzuar për "dëshmi të rreme para gjykatës". Togat e zeza të kësaj gjykatë vlerësuan si të paligjshëm arrestimin e Muçës dhe caktuan për të masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje". Veiz Muça, i arrestuari i katër ditëve më parë në ambientet e Gjykatës së kryeqytetit, vetëm pak pasi mbaroi dëshminë e tij në procesin "Gërdeci", u paraqit dje në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Burime brenda seancës sqaruan se prokurori i çështjes pretendoi se Muça ka bërë dëshmi të rreme para gjykatës në favor të Dritan Minxollit dhe Mihal Delijorgjit, të pandehur në procesin "Gërdeci". Por, duke vlerësuar rrethanat, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë "detyrim paraqitjeje". Ndërsa avokati i çështjes ka pretenduar se arrestimi i Muçës ishte i paligjshëm dhe pa asnjë shkak dhe bazë ligjore. Mësohet se vetë Muça nuk ka folur, por vetëm ka qenë dakord me mbrojtësin e tij. Në përfundim, gjykata vendosi vlerësimin e paligjshëm të arrestit, lirimin e menjëhershëm të të pandehurit, por me detyrim paraqitje, një herë në dy javë në Prokurori. ar.ba