E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku Agim Karaj padit prokurorinë në gjykatë

Mjeku onkolog, Agim Karaj, padit Prokurorinë e Tiranës në
Gjykatë, me pretendimin se ka vepruar gabim për përfundimin
e hetimeve. Kërkesa është regjistruar disa ditë më parë
në Gjykatën Penale të Tiranës dhe dje është hedhur në short,
ku gjyqtari që do të gjykojë këtë padi është Artan Broci. Sipas
gjykatës, kërkesa e mjekut Karaj është mbështetur në nenin 291 të
Kodit të Procedurës Penale, me titull "Vendimi për mosfi llimin e
procedimit" dhe më përmbajtje "Kur
ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë
fi llimin e procedimit, prokurori jep
vendim të arsyetuar për mosfi llimin
e procedimit". Sipas Karajt, Prokuroria
e Tiranës ka vepruar gabim që
ka dërguar dosjen në prokurori, pasi
nuk ka asnjë fakt që vërteton akuzat
e korrupsionit. Disa muaj më parë,
Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin
e Gjykatës së Shkallës së Parë për
masën e sigurisë, arrest shtëpie për
onkologun Agim Karaj, i cili ishte
"arratisur" që nga dhjetori i vitit të
kaluar, duke thyer masën e vendosur
nga togat e zeza të Gjykatës së Apelit. Treshja gjykuese e Gjykatës
së Lartë mori në shqyrtim rekursin e bërë nga avokati mbrojtës i
të pandehurit Agim Karaj, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi i
Apelit, që linte në burg onkologun. Shefi i Onkologjikut, u arrestua
nga policia më tre nëntor të vitit të shkuar. Gjykata e Tiranës lëshoi
fi llimisht një mandat arresti, i cili u ekzekutua brenda pak orësh
nga specialistët e antikorrupsionit. Kjo e fundit në bashkëpunim
me Taks-Forcën e prokurorisë, kishin më shumë se një muaj që
hetonin mjekun Agim Karaj dhe provat e mbledhura ndaj tij iu
depozituan Gjykatës së Tiranës, e cila dha miratimin e saj për
arrestimin e kirurgut. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e
sigurisë arrest shtëpie, por Apeli ka ndryshuar masën duke kërkuar
që mjeku të rikthehet në qeli. Kur policia ka shkuar të ekzekutojë
vendimin e gjykatës ndaj shefi t të Onkologjikut, ai nuk ndodhej
në banesë. Por gjithçka ka ndryshuar në vendimin e Gjykatës së
Lartë, sipas të cilit mjeku Karaj kthehej në masën e "arrestit shtëpiak".
Tashmë, dosja e tij ka shkuar në gjykatë dhe do të hetohet
për "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›