Grabitësi i bankës së Tropojës kërkon lirimin nga burgu
Petrit Brahaj, i akuzuar për grabitjen e bankës së Tropojës në
vitin 1998 dhe i ekstraduar së fundi nga Franca kërkon në
Gjykatën e Tiranës lirimin e menjëhershëm nga burgu, pasi është
i paralizuar. Kërkesa është depozituar ditët e fundit në gjykatë
dhe do të gjykohet nga gjyqtari Ilir Çeliku. Sipas kërkesës, Brahaj
është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mund ta përballojë
jetën në burg. Ai ndodhet aktualisht në Spitalin e Burgut në
pritje të shqyrtimit të kërkesës, e cila mund t‘i japë lirinë. Brahaj,
ish-punonjës i policisë, është ekstraduar nga Franca disa muaj
më parë, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grabitjen e bankës së
Tropojës në vitin 1998. Ai i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve për të vuajtur dënimin me 10 vjet burg që i është
dhënë në mungesë pesë vjet më parë nga Gjykata e Bajram Currit,
më 30 mars 2004, të cilin e ka lënë në fuqi Apeli i Shkodrës plot
një vit më vonë, më 30 mars 2005.