Studimi, përse vetëvriten shqiptarët
Studiuesi Sofokli Duka sjell fakte të reja për këtë fenomen. Pse është rritur numri i vetëvrasjeve pas 1997-s
Laureta Rryçi
Poeti Apolineri, i ndikuar nga miku i tij Faik Konica, i konsideronte shqiptarët, edhe pse të pashëm, fisnikë, me kurajë, me prirje për t’u vetëvrarë. Mirëpo nuk ndan të njëjtin mendim një nga studiuesit e ditëve të sotme. Sipas studimit më të fundit për vetëvrasjen, të bërë nga dr. Sofokli Duka, rezulton se në Shqipëri nuk kanë ekzistuar rite të vetëvrasjes ashtu sikundër ka ndodhur në botë, me përjashtim të vetëvrasjeve heroike për të mos rënë në duart e armikut. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm të dhëna konkrete dhe të specifikuara për këtë fenomen që ka prekur shumë sidomos kohët e fundit shoqërinë shqiptare.
Renditja
Sipas Dukës, deri në vitin 1990 Shqipëria renditej ndër vendet me numrin më të vogël të vetëvrasjeve në botë. Duke mos përjashtuar rastin se në atë kohë vetëvrasjet nuk publikoheshin dhe merreshin vesh vetëm nga një rreth i ngushtë njerëzish. Mirëpo pas këtyre viteve, numri i këtij akti filloi të rritej në mënyrë graduale, deri në vitin 1997, por pa u bërë ende një problem shqetësues për shoqërinë. Deri në atë periudhë ekzistonin ende elemente të organizimit, ndërgjegjes dhe strukturave të trashëguara nga sistemi i kaluar. Shtimi i vetëvrasjeve erdhi si një dukuri e hapjes së menjëhershme të shoqërisë shqiptare drejt horizonteve të panjohura. Në kushtet e reja që u krijuan, individi e kishte të vështirë të përshtatej me mungesën e mbrojtjes nga shteti, me papunësinë, me borxhet, me intensitetin e lartë të jetës. Nga ana tjetër, individi nuk mund të ambientohej lehtë edhe me raportet mes tij dhe familjes, grupit dhe shoqërisë, ku vendin parësor nuk e zinte më vlera njerëzore, por raporti ekonomiko-shoqëror. Të gjitha këto, si dhe problemet sociale te njerëzit që nuk mund t’i përballojnë dot këto situata, sjellin stresin dhe depresionin.
Pas ’97-s
Pas vitit 1997, si pasojë e tragjedive që u krijuan nga humbja e parave në firmat piramidale, e cila shkoi deri në revoltë, u shkaktuan probleme serioze për shëndetin e shumë njerëzve. U krijuan trauma njerëzore, gjendje dhe situata stresonte si dhe fenomene të tjera që favorizonin fenomenin e vetëvrasjes. Sipas studiuesit Duka, është interesant fakti se vetëvrasjet në vitet 1988-2000 nuk shënuan ndonjë rritje të madhe në krahasim me vitin 1966. Në vitet në vazhdim vetëvrasjet në vendin tonë erdhën duke u shtuar, duke arritur kulmin në vitin 2005, me 202 raste. Studiuesi në libër shpjegon se këto shifra, edhe pse janë zyrtare, sërish nuk merren për shumë të sakta, pasi ekzistojnë një sërë arsyesh që i fshehin rastet e vetëvrasjeve. Por edhe pse shifrat zyrtare të vetëvrasjeve janë më pak se ato reale, përsëri ato konsiderohen alarmante dhe mjaft të larta. Sipas Dukës, shkalla e vetëvrasjeve, në raport me popullsinë, e rendit Shqipërinë ndër vendet ku ky fenomen është problematik. Shkalla e vetëvrasjeve është një nocion botëror, që përdoret në studimin këtij fenomeni.
Rastet kur fshihen vetëvrasjet, sipas studiuesit Sofokli Duka
1. Mjaft vetëvrasje ndodhin për shkak të sëmundjeve të pashërueshme dhe të degraduara, jashtë asistencës spitalore. Nga familjarët nuk raportohen si vetëvrasje, por si vdekje nga sëmundjet e pashërueshme.
2. Shumë vetëvrasje të kryera nga të moshuarit, për arsye njerëzore nuk raportohen si vetëvrasje, por si vdekje nga pleqëria. Këtu mund të shtojmë edhe rastet e prerjes me vullnet të lirë të medikamenteve apo të ushqimit. Praktikisht këto lloj vdekjesh plotësojnë të gjitha kushtet për t’u konsideruar si vetëvrasje, pavarësisht nga mosha e viktimës.
3. Mjaft persona të zhdukur, të larguar për arsye të ndryshme dhe me vullnetin e tyre nga familja, kur gjenden të mbytur nga lartësitë, apo edhe të vdekur pa shenja vetëvrasje, nuk mund të përcaktohen ekzakt nëse e kanë kryer këtë akt apo kanë pësuar vdekje aksidentale.
4. Mjaft vetëvrasje të zakonshme nga familjarët simulohen si vetëvrasje nga pakujdesia, apo vdekje aksidentale, duke krijuar prova dhe alibi. Për disa vdekje të shkaktuara nga fostoksina, sidomos në radhët e të rejave, prindërit kanë këmbëngulur se ato e kanë pirë helmin pa dashje. Gati të gjithë të vetëhelmuarit e kanë gjetur vdekjen në prezencë të mjekut.
5. Për vetëvrasjet e emigrantëve shqiptarë, rezidentë të përkohshëm apo të përhershëm jashtë shtetit, mungojnë statistikat, megjithëse sipas shtypit dhe informacioneve vetjake, edhe në radhët e tyre ndodhin shpesh vetëvrasje.
31 Maj 2008