Lirohet shefi i onkologjikut
Shefi i klinikes se onkologjikut Agim Karaj, i cili u arrestua pak dite me pare do te hetohet per akuzen e korrupsionit, nen masen e sigurise ”arrest shtepie”. Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane caktoi sot kete mase sigurie per mjekun Karaj, i cili u arrestua tre dite me pare, ne kuader te operacionit te koduar "Plaga e Hapur", pas kallezimeve se perfitonte ryshfete nga te aferm te pacienteve. Karaj u vu nen pranga, pasi sipas nje pergjimi telefonik 1 mujor ai rezultonete i implikuar ne marrjen e nje shume parash nga nje paciente. Me cilesine e proves materiale atij iu sekuestrua shuma prej 40 mije lekesh te reja dhe 8000 euro. Nderkohe qe grupi i ngritur Task Force ne prokurorine e Tiranes po vazhdon hetimet.