Topalli viziton Arabinë Saudite, vishet si vendase
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndodhet për një vizitë dyditore në Arabinë Saudite. Gjatë vizitës së saj, kryeparlamentarja është takuar me personalitetet më të larta të kësaj mbretërie të fuqishme, ku ka marrë edhe mbështetjen e Arabisë Saudite për njohjen e shtetit të Kosovës, si dhe për të ndihmuar ekonomikisht Shqipërinë. Mbreti i Arabisë, Al Saudi, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka konfirmuar se ky shtet shumë shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, Mbreti saudit ka shprehur mbështetjen për kauzën e shqiptarëve dhe urimet më të mira për shtetin më të ri në Evropë. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, gjatë vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite ka marrë gjithashtu garancinë se mbretëria e Arabisë Saudite është e gatshme të firmosë çdo marrëveshje bashkëpunimi që intensifikon marrëdhëniet mes dy palëve, duke e parë Shqipërinë si një nga vendet më të përshtatshme për investime.
Mbretëria e Arabisë Saudite është e gatshme të firmosë çdo marrëveshje bashkëpunimi që intensifikon marrëdhëniet mes dy palëve
Mbretëria e Arabisë Saudite është e gatshme të firmosë çdo marrëveshje bashkëpunimi që intensifikon marrëdhëniet mes dy palëve