E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista, PDK kandidon Qetsorin e "Big Brother"

Demokristianët zbuluan dje kandidatët për Qarkun e Vlorës. Partia e Nard Ndokës ka vendosur në krye të listës për deputetë në këtë qark kryetarin e PDK-së, Vlorë, Baki Jazaj. Në listën e kandidatëve që garojnë nën siglën e PDK-së është edhe një prej konkurrentëve të "Big Brother 2", Qetsor Ferruti. Nga Vlora, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, theksoi se "nuk do t‘i lejojmë fazlliçët të jenë më pronarë të tokave shqiptare". Sipas tij, "Poli i Lirisë" do të japë mbështetje të plotë për çështjen e pronave dhe siguron përfaqësim legjitim të pronarëve në Parlament. Në fjalën e tij, Ndoka preku disa nga temat më të diskutuara dhe problematike në vend, si çështja çame, kthimi i pronave dhe pasiguria në vend. Ndoka deklaroi se çështja çame është një temë kombëtare dhe jo vetëm një problem i këtij minoriteti siç është trajtuar gjithmonë. Sipas tij, PDK do ta mbështesë dhe do të jetë një ndër avokatët e saj në Parlamentin e ardhshëm. Duke u ndalur në këto zgjedhje, nga Vlora kreu demokristian deklaroi se PD vjen me përsëritjen e të njëjtave premtimeve të pambajtura që bëri në fushatën elektorale të vitit 2005: kthimin e pronave, dëmshpërblimin dhe integrimin e ish të dënuarve politikë, luftën kundër korrupsionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›