Lista e 500 dosjeve të përfunduara
03/12/2009 Legalizimet, familjet që duhet të paraqiten për marrjen e faturës së legalizimit të objektit pa leje
Dosjet e verifikuara i përkasin njësisë bashkiake nr 11 në kryeqytet
Përshpejtohen ritmet e punës për legalizimin e ndërtimeve pa leje në vend. Konkretisht për zonën që i përket njësisë bashkiake numër 11 në kryeqytet janë identifikuar edhe 500 dosjet që kanë përfunduar së verifikuari, për të cilat qytetarët duhet të paraqiten për të kryer pagesat përkatëse. Gjithashtu është publikuar e plotë edhe procedura që duhet të ndiqet prej tyre. Burime zyrtare të këtij institucioni tregojnë se është identifikuar lista emërore e qytetarëve të njësisë bashkiake nr.11 që duhet të tërheqin faturat e pagesave të dosjeve të përfunduara për legalizim. Kjo kategori e përcaktuar duhet të paraqitet pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-it Tiranë për të marrë faturën përkatëse për objektin e tyre. Për finalizimin e kësaj procedure, duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit. Po të njëjtat burime shtojnë se çdo muaj do të publikohen emrat e qytetareve për dosjet e tjera që do të kalojnë në procesin e marrjes së faturave për legalizimin e ndërtimeve pa leje për të gjitha zonat.
*Lista e plotë në "Metropol"