Imuniteti i Mediut, familjarët i dorëzojnë peticion Parlamentit
04/12/2009 Shoqata “Gërdeci” proteston
TIRANE- Shoqata e Familjarëve të viktimave të Gërdecit i kanë kërkuar Parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit republikan Fatmir Mediu. Një gjë e tillë është bërë dje pasdite, kur një pjesë e familjarëve kanë zgjedhur të protestojnë në orarin zyrtar të mbledhjes së Parlamentit. Ata kanë dorëzuar një peticion për heqjen e imunitetit të ministrit aktual të Mjedisit Fatmir Mediu, cili akuzohet nga familjarët se me veprimet dhe mos veprimet e tij, ai i ka shkaktuar vdekjen e pjesëtarëve të familjeve. Një nga protestuesit Zamira Durdaj, nëna e Edisonit 9-vjeçar tha se Parlamenti të shqyrtojë kërkesën si dhe Kryeministri Sali Berisha të mbajë premtimin për heqjen e imunitetit për të gjithë deputetët. Mediu u akuzua për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit, në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes. Më 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Por pak muaj më parë Gjykata e Lartë urdhëroi pushimin e çështjes ndaj tij, pasi Mediu mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit. Një protestë të tillë familjarët kanë organizuar pak kohë më parë edhe përpara Prokurorisë së Përgjithshme.