E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e Milan,Kaka e Bekam në Tiranë

 

Përveç tre topave të artë, siç janë Kaka, Ronaldinjo dhe Shevçenko, në Tiranë pritet të vijnë edhe të paktën katër kampionë bote, që kanë fituar kampionatin e fundit botëror me Italinë në "Gjermani 2006". Kështu, përveç Inzagit, i cili ka qenë edhe herën e parë, këtë radhë pritet të jenë në formacionin e Milanit edhe Pirlo (ishte prezent, por nuk luajti në ndeshjen e parë, i dëmtuar), Zambrota (ishte i grumbulluar me Italinë në ndeshjen e parë), si edhe Gatuzo (që pritet të kthehet nga dëmtimi). Gatuzo pritet të rikthehet në ndeshjen me Juventusin, që do të luhet përpara se Milan të vijë në Tiranë. Nëse në konferencën e parë për shtyp të Milanit në Tiranë, të organizuar në "Hotel Sheraton", përveç Galianit dhe Ançelotit, kanë qenë prezent edhe dy lojtarët e Milanit, Ronaldinjo dhe Maldini, këtë herë në këtë konferencë për shtyp, do të jenë prezent dy lojtarët që nuk kanë qenë ndeshjen e parë. I pari është braziliani Rikardo Kaka dhe i dyti anglezi Devid Bekam. Kanë qenë këta dy lojtarë që Milan ka përzgjedhur të jenë në konferencë për shtyp në Tiranë, në datën 12 maj. Ndërkohë ajo që nuk dihet ende zyrtarisht është se cilët do të jenë lojtarët, të cilët do të grumbullohen dhe do të jenë pjesë e përfaqësueses shqiptare në këtë ndeshje. Është konfirmuar deri tani ardhja e lojtarëve të cilët luajnë jashtë pjesë e kombëtares, si Kristi Vangjeli, Samir Ujkani, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi, Jahmir Hyka, Klodian Duro, Hamdi Salihi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›