Lista e PS dhe gara e presidentit në 2007
21/04/2005 Partia Socialiste lëshoi për testimin e parë publik listën e kandidatëve të vet për zgjedhjet politike, që mesa duket do të mbahen më 10 korrik. Në pikëpamje kohore një testim i tillë vjen pikërisht pas paralajmërimit të ambasadorit të BE-së, Saltzman, për shmangien nga kandidimi të figurave, që kanë lidhje me biznesin dhe janë të inkriminuara. Në këtë shpallje askush prej titullarëve të PS-së nuk tha se kjo është lista përfundimtare, duke parashikuar dhe kundërshtitë e parefuzueshme - bien në sy disa elementë, të cilët meritojnë vëmendje. Shto këtu edhe lidhjen eventuale të listës me porosinë e Saltzman.
Me hedhjen e këtij hapi përpara partive të tjera, partia kryesore e mazhorancës, do të japë mesazhin publik se nuk ka mëdyshje e debate për rozën që mund ta çojë në fitore. Por ky është vetëm mesazhi për konsum publik. Ai i vërteti duket një tjetër. Nëse shikon kandidatët, nëse analizon dhe zërat për emra të veçantë qarkulluar më parë dhe të konfirmuar, atëherë mund edhe të mendosh se lista e paraqitur reflekton më së shumti zgjedhjet personale të kreut aktual të PS-së, Fatos Nano, i cili duke marrë përgjegjësi për këtë zgjedhje sot, merr dhe nesër përgjegjësinë apo meritën për konkurrueshmërinë e kësaj liste. Nuk kanë dalë zëra për kundërshtira të mëdha brenda kryesisë së frikur nga përjashtimi, as dhe nga baza, si dhe nuk po filtrohen zëra të mëdha proteste, me përjashtim të ndonjë deputeti të përjashtuar. Ndërsa demokratët thonë se listën do ta shpallin në kongresin e tyre pas disa ditësh, socialistët e shpallën që tani, megjithëse mund të ketë dhe ndonjë surprizë, që mund të konfirmohet përfundimisht në kongresin e socialistëve. Kryelementi apo kryefjala e kësaj liste - dora e zotit Nano -, na çon në elementë të tjerë që meritojnë vëmendje.
Konsolidimi i grupit të besnikëve për garën e Presidentit
Lista nuk reflekton ndryshime të mëdha në raport me të vjetrën, në planin cilësor, duke kuptuar me këtë përmirësim të cilësisë së kandidatëve, por edhe në atë sasior. Bie në sy vetëm vazhdimi i përpjekjeve të zotit Nano për të emëruar politikanë, pra pajisur me imunitet një numër të caktuar administratorësh publikë, disa biznesmenë, thuajse tërë stafi politik i zotit Nano, këshilltarë etj., por dhe disa figura të tjera që vijnë prej institucioneve, që mbi bazë të Kushtetutës, ligjeve do të duhej të ishin figura jopolitike. Është pikërisht ky grupim që bën diferencën me listën e vjetër në disa drejtime. Disa prej pjesëtarëve të këtij grupi, në fakt, janë përpjekur të përfshihen dhe në forumet e larta të PS-së, por vetëm disa prej tyre ia kanë arritur qëllimit, dëshmi e faktit që kjo kategori nuk gëzon mbështetjen e forumeve dhe sot kandidon me vullnetin politik të zotit Nano dhe vetëm të tij. Çfarë mund të thuhet tjetër?
Zgjedhja e kreut të KESH-it, Andis Harasani, figurë e reklamuar si manaxher i mirë i kësaj ndërmarrjeje, parametrat e shërbimit të të cilit janë ulur vazhdimisht, duke institucionalizuar grabitjen e qytetarëve nëpërmjet pagesave afrofe; e kreut të doganave, e kreut të Komitetit Shtetëror të Konkurrencës, prefektëve në ndonjë rast, dëshmojnë më së pari në mënyrë të pakundërshtueshme akuzën se institucione të tilla janë drejtuar politikisht. Rasti i Harasanit është më flagranti: me mbështetjen e zotit Nano, një figurë e tillë që shpesh ka rënë viktimë e inteligjencës shpotitëse të vajzës së Bla-Bla-së që buron prej klubeve të Tiranës, ai ka tentuar dhe ka arritur disa pozicione: anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë, anëtar i Kryesisë së PS-së dhe më në fund edhe kandidat për deputet. Është tronditëse sesi figura të tilla vendosin të lenë detyra kaq prestigjioze për t’u bërë deputet - nëse arsyeton vetëm naivisht. Por, ndërkohë është tregues bashkë me zgjedhjen e të tjerëve, i psikozës së frikës nga humbja: nëse nuk do të ishte kështu, pse do të duhej të kandidonin këta administratorë, kreu i doganave, apo thuajse pa përjashtim tërë stafi i Nanos?
Një kategori tjetër që të bie në sy në listën test të PS-së, është dhe prania e biznesmenëve. Në zonat e Veriut, madje, janë paraqitur si ilustrim i idesë, tre drejtues të të njëjtit grup biznesi. Nëse nuk mund të qortosh zgjidhjen apo vendimin individual të tyre, bie në sy mosdjersitja e PS në përzgjedhjen e tyre. Në fakt, duket se nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, përveç elementëve të tjerë të diskutueshëm, Nano përpiqet që nëpërmjet parave të biznesit të arrijë të bëjë investime të vogla, apo të premtojë për investime të mëdha, ndërkohë kur nuk ka mbajtur shumë prej premtimeve që adresoi në drejtim të Veriut, duke filluar me ndërtimin e shkollave për të cilat u vendosën dhe kujdestarë të biznesit. Zoti Nano beson se egoizmi individual i njerëzve të biznesit dhe paratë e tyre do të mund të prodhojë më shumë vota për PS-në se sa kandidatë të tjerë që do të mund të vinin prej bazës së partisë apo figurave të tjera prej shoqërisë civile, që mungojnë në këtë listë të PS-së. Madje, vihet re se në përgjithësi kandidaturat që vijnë prej grupit të biznesit, janë vendosur në zona të vështira. Elementi kompromentues i kësaj përzgjedhjeje është i dukshëm, megjithatë jo në ndryshimin e boshtit politik të PS-së, por në faktin se biznesi i madh prej nga vijnë disa prej këtyre kandidatëve, ka filluar të afirmohet në Shqipëri, pikërisht me ardhjen në pushtet të socialistëve dhe këtu na kujtohet zoti Saltzman. Ndërsa ato që vijnë prej ndërmarrjeve publike, prej shtabit politik të zotit Nano, janë vendosur përgjithësisht në zona që mendohen si të sigurta, ku veçohen ato të Jugut të vendit.
Nga ana tjetër, rikonfirmimi masiv i shumë prej figurave të vjetra, me ndonjë spostim zone tek-tuk, është dëshmi e mosbesimit te figurat e reja, pra e pafuqisë për të imponuar ndryshime dhe e uljes së kokës para shantazheve të të vjetërve, që kanë bërë shërbime të mëdha për karrierën me zigzage të zotit Nano, ku kongresi është ngjarja më e rëndësishme. Bie në sy edhe përfshirja në listë e ndonjë individi që përfaqëson strukturat e PS në rrethe, që do të thotë gjithashtu edhe dorëzim i kreut të PS-së para këtyre strukturave që mund të sabotojnë performancën e partisë apo kandidatëve të veçantë. Ajo është gjithashtu edhe dëshmi e rritjes së forcës së presionit të krerëve të strukturave lokale të PS, figura që shpesh janë të pandryshuara prej një kohe të gjatë dhe që e menaxhojnë pushtetin në nivelet e tyre si një feud, nëpërmjet politikës së kuadrit, licensave etj., në këmbim të mbështetjes për kreun e partisë në kongresin e radhës.
Një element tjetër që mund të konstatohet në listën në fjalë është mospërfshirja e figurave që mendohen se janë të lidhur me zotin Rama, emri i të cilit përflitet që tani si “asi nën mëngë” i PS, pra si kandidati i saj për kryeministër në rast fitoreje. Dorëheqja e zotit Nano, në favor të zotit Rama, që mund të përmirësojë ndjeshëm imazhin e PS-së, dhe që mund të kuptohet si periudhë “ndërrimi lëkure” për Nanon në pritje të garës së Presidentit në 2007, do të kushtëzohej nga mospërfshirja në listë e njerëzve të Ramës. Në një rast të tillë, pra të ardhjes së zotit Rama në krye të Ekzekutivit, një mospërfshirje e tillë tregon se zoti Nano do të ruante kontrollin mbi grupin parlamentar dhe partinë, duke na sjellë ndërmend skenarët e rrëzimeve të kryeministrave. Lançimi i zotit Rama, sikur u paratha nga afrimi që po regjistrohet ditët e fundit midis Ramës dhe Nanos: kjo u duk me intervistën e tij në Top Channel, përfshirjen e tij në fushatën e inaugurimeve, ku ai do të ketë pjesën e luanit me kantieret e shumtë në Tiranë, apo me pjesëmarrjen e tij në shoshitjen e listës së kandidatëve, ku megjithatë nuk shihen emra të sugjeruar prej tij. Nuk u panë ato as dhe në Tiranë, ku mbeten figurat e vjetra që rikandidojnë për të disatën herë, me përjashtim të figurave të biznesit apo të tjerat që njihen si besnikë të zotit Nano. Ka natyrisht edhe përfshirje pozitive, siç është ajo e Artan Lames, apo e Ilir Kullës, Qemal Minxhozit, etj. Por vetëm kaq është shumë pak për një parti që kërkon mandat për herë të tretë.
Rezultati i pritshëm
Në një ballafaqim elektoral si ai i korrikut është vështirë megjithatë që një listë e tillë të rrisë forcën e PS-së. Në zgjedhjet e fundit lokale, diferenca midis kampit të majtë dhe të djathtë në shkallë vendi ishte 53% me 47%, dhe midis PS dhe PD ishte 35,3% me 33,8%. Nuk besohet se përfshirja në listë e një grupi të tillë apo dhe rikonfirmimi i të vjetërve do të thellojë diferencën midis kampeve dhe partive kryesore në favor të së majtës dhe PS në veçanti, diferencë që mund të ndërrojë kahje, madje si pasojë e shfaqjes së faktorit LSI.
Ajo që mund të thuhet me siguri, nëse mendon humbjen e PS dhe të majtës, është se zoti Nano po përpiqet të rikrijojë në gjirin e deputetëve të partisë së vet një grup besnik që do të kushtëzojë çdo zhvillim të ardhshëm, e që përbëhet pikërisht prej figurave të analizuara të kreut të doganave, KESH-it, stafit aktual, etj., që fillon që nga bllokimi i përpjekjeve të mundshme për ta zëvendësuar Nanon në rast humbjeje brenda PS-së, deri në mbajtjen në gatishmëri të këtij grupi për zgjedhjen e presidentit, një ëndërr që zoti Nano do ta provojë me siguri në 2007-ën. Me një pikëpyetje megjithatë. A mundet që të jenë gjithnjë besnikë pasagjerët e karrocës që duan të ruajnë, shtojnë kapitalet e tyre politike dhe financiare, ndaj kalit që e çon atë në humbje?