E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbetjet e rrezikshme do të groposen në Patos

21/04/2005  Mbetjet e rrezikshme do të shkatërrohen në zonën Patos-Marinzë, ku do të ngrihet një landfild.

Dje, Ministria e Mjedisit, zhvilloi një workshop për Projektin e Landfillit Kombëtar për Mbetjet e Rrezikshme.

Me iniciativë të Ministrisë së Mjedisit dhe aprovimin e Qeverisë shqiptare, në kuadër të programit CARDS 2002, filloi nga puna projekti për “Studimin e Fizibilitetit dhe Projektimin Inxhinierik të Landfillit Kombëtar për Mbetjet e Rrezikshme”. Detyra kryesore e këtij projekti ishte përzgjedhja e tre zonave të mundshme për venddepozitimin e ardhshmën të mbetjeve të rrezikshme, të cilat kaluan në një studim fizibiliteti për secilën zonë. Për përzgjedhjen e këtyre tre zonave, janë marrë parasysh një numër i konsiderueshëm kriteresh të përcaktuara në një studim topografik, gjeologjik, mjedisor, social etj., në mënyrë që të përcaktohen sipërfaqet e përshtatshme dhe më pas zona aktualisht të mundshme.

Venddepozitimi për mbetjet e rrezikshme është menduar si një mjet për të bërë të mundur pastrimin e zonave të vjetra industriale të braktisura (pikat e nxehta dhe zona të tjera), depozitimin e lëndëve kimike të depozituara dhe trajtimin e depozitimin e mbetjeve të rrezikshme që gjenerojnë aktualisht në industrinë e Shqipërisë.

Hapësira e nevojshme e përllogaritur për ngritjen e këtij vend depozitimi, është vlerësuar në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarë. Fillimisht u propozuan 10 zona të mundshme për studim dhe në fund u përzgjodhën tre zona të mundshme për të kryer studimin e fizibilitetit për ngritjen e këtij landfilli. Zonat e propozuara janë Helmasi, Dampa Metalurgjike e Paprit dhe Patos–Marinëza.

Këto tre zona, iu nështruan një studimi fizibiliteti të imtësishëm sipas një analize multikriteriale, e cila mori në konsideratë aspektet mjedisore, tekniko– teknologjike, të pronësisë, sociale, financiare etj. Në përfundim të studimit është arritur në përfundimin që Patos-Marinza është zona më e favorshme për ndërtimin e landfillit me 92 pikë nga 100 të mundshmet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›