Për shqiptarët, barnat 30 për qind më shtrenjt

21/04/2005 Negociimi i çmimeve me firmat jashtë “nxjerr të palarat” e përfaqësuesve këtu
Për vite me radhë, shqiptarët i kanë blerë barnat mesatarisht 20 për qind deri 30 për qind më shtrenjt, krahasuar me tregun e vendeve të tjera, ndërkohë që ka barna me çmime 40 për qind më shtrenjt dhe një tjetër ilaç në Shqipëri shkon deri në 60 për qind më tepër sesa në vendet fqinje. "Të gjitha të palarat" kanë dalë në shesh në momentin kur Ministria e Shëndetësisë vendosi që çmimin e deklaruar nga përfaqësuesit e firmave farmaceutike në Shqipëri ta konfirmoj te qendrat e këtyre firmave jashtë shtetit. Dhe diferenca s´ka qenë e ulët. Ky çmim po vendoset dhe në pullat e barnave. Kështuqë do të dihet nga të gjithë, dhe një pacienti, s´mund t´ia hedhësh më si të duash. “Kështu që u kalua nga çmim i deklaruar në çmim të negociuar”, thotë ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.
Barnat indiane “të kalojnë”
një herë nga Evropa
Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, shpjegon se lista e barnave të rimbusuara kishte tre vjet pa u rinovuar dhe kjo listë ka plot 177 barna indiane. Në Indi prodhohen nga barnat më të mira e më të shtrnjeta dhe deri te më të këqijat. Në listat e para është përdorur logjika: të fusim në rimbursim barnat më të lira, që do t’i kushtojnë më pak Institutit të Kujdesit Shëndetësor. Ndërkohë me ligjin e ri të barnave, i cili u aprovua pas miratimit të listës së fundit të barnave për firmat indiane, ka disa kushte, që duhet t’i plotësojnë. Megjithatë, barnave indiane nuk iu është “mohuar” Shqipëria. “Firmat farmaceutike kanë të drejtë të konkurrojnë edhe në Shqipëri, por do të jenë më të favorizuara nëse sjellin një vërtetim se ky bar është i regjistruar dhe në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Kjo, vetëm për faktin se në vendin tonë nuk ka laboratorë shumë të specializuar. Kjo, për sa i përket provave teknike afatgjata”, shpjegon drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave, Vladimir Margjeka.
Barnat me pullë pas dy muajsh në treg
Dalja në treg e barnave me pullë do të disiplinoj tregun. “Pas gati një muaji e gjysmë do të ketë përfunduar vendosja e pullave. Të gjitha barnat në treg do të jenë me pullë dhe me elemente sigurie”, thotë ministri Leonard Solis. Në magazina të gjitha barnat që po vijnë nga importi aktualisht po “vulosen” më pullë. Por, ka shumë mall në magazina. Dhe këto barna, të cilave iu është vendosur pulla do të dalin në treg, në momentin që do të mbaroj stoku aktual që është në magazina. “Megjithatë, Qendra e Kontrollit të Barnave ka gati dhe 10 milionë pulla, që do të shpërndahen vetëm për stokun”, thotë Solis.
100 grosistë
20 kanë përfaqësi
402 barna që rimbursohen, 72 kanë hyrë këtë vit
Hyjnë barnat alternativë, hiqet monopoli i barnave
Në listën e rimbrusimit këtë vit hynë rreth 72 barna alternativë me rimbursim. Dy firma kishin 33 për qind të barnave. Pra, kishin monopolin në këtë listë, rrjedhimisht dhe në buxhetin e Institutit të Kujdesit Shëndetësor.
Këto firma që mbanin monopolin në listën e barnave të rimbursueshme, pra që kanë fitim të sigurt, kanë një xhiro jo të ulët. Vetëm për një bar, një firmë e tillë e ka xhiron vjetore 2.2 miliardë dollarë në vit, ndërsa një tjetër 1,2 miliard dollarë në vit. “Janë fitime të mëdha që iu janë hequr disa firmave që mbanin monopolin, por tashmë s’do të kemi më pakënaqësi as nga njerëzit dhe as nga grosistët e tjerë”, thotë ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Për të shpjeguar mënyrën e ndërhyrjes në listën e baranve, ai jep një shembull të thjeshtë. Propononoli, bari kundër tensionit të lartë, ka disa efekte anësore, te burrat shkakton impotencën, ndërsa tek ata që kanë probleme azme e rëndon më tepër këtë sëmundje. Por, në listën e vjetër të barnave ishte i rimbursuar 100 për qind vetëm ky bar, tashmë si barna alternative kanë hyrë dhe të tjera barna, të prodhuara më pas të kësaj familjeje, kështu doberol mund të përdoret nga ata pacientë që, përveçse vuajnë nga tensioni i lartë, janë të sëmurë dhe nga azma dhe të tjera barna si këto. “Në listën e re të barnave i është dhënë prioritet fëmijëve dhe atyre pacientëve që vuajnë nga sëmundje që sjellin dhe vdekshmëri të lartë, si është rimbursuar një bar që shton periudhën për të hyrë në dializë, barnat e pacientëve me zemër dhe tension, një bar për të sëmurët me kancer etj.”, thotë Solis.