Sot në gjykatë, vrasësi i studentit do të përballet me akuzën

21/04/2005 Prokurori do të kërkojë arrest me burg
SHKODER - Sot paradite, në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit të Shkodrës, do të zhvillohet seanca gjygjësore ndaj shtetasit 39-vjeçar Ardian Dini, i arrestuar tri ditë më parë nga forcat e policisë së Komisariatit Shkodër, për plagosjen me thikë, me pasojë vdekjen e studentit të Akademisë Ushtarake, 22 -vjeçarit Elton Elbasani.
Burimet nga Gjykata e rrethit Shkodër, bëjnë të ditur se fillimisht shtetasi Dini nuk kishte marrë avokat, dhe nga kjo gjykatë kishin filluar procedurat për caktimin e një avokati të gatshëm. Por gjatë mesditës së djeshme është konfirmuar nga të afërmit e të akuzuarit, për caktimin e avokatit Bahri Piri, në mbrojtje të Dinit. Po këto burime shprehen se seancën do ta drejtojë gjykatësi Albano Çepele dhe prokurori që e ka ndjekur këtë çështje është Lazër Çardaku,i cili pritet që t’i kërkojë trupit gjykues masën e parë të sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të vrasjes me dashje dhe të mbajtjes pa leje të armës së ftohtë.
Burimet nga prokuroria shprehen, se nga hetimet nuk ka dalë asgjë e re nga ato që janë thënë deri tani. Të dhënat janë të sakta, të marra nga vetë dëshmitarët e kësaj ngjarjeje. I akuzuari për këto vepra penale rrezikon 20 vjet heqje lirie, bazuar kjo në nenin 77/278/2 të Kodit Penal.
Ndërsa bashkëfshatarët e Dinit thonë, se familja e të akuzuarit është ndër më të mirat e fshatit Dobraç, dhe se asnjëherë nuk besonin se do të ndodhte një veprim i tillë. Këtë ngjarje janë duke e përjetuar njësoj sikur t’i ishte vrarë vetë i biri dhe po ashtu edhe vetë ai ka brejtje ndërgjegje të madhe për veprimin që kishte kryer.