E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e kandidatëve për master më 31 tetor

27/10/2009  Fakulteti Ekonomik

Përcaktohen afatet e shpalljes së kandidatëve që do të marrin pjesë në konkursin e pranimit për programet “master”. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës do të shpallë më 31 tetor listën e plotë të kandidatëve që do të përfshihen në konkursin e pranimit për ciklin e studimeve “master”. Burimet zyrtare të këtij institucioni kanë njoftuar të gjithë aplikantët për programin se data e provimit dhe lista e kandidateve që do të hyjnë në provim do të publikohet më datë 31 tetor 2009 në ambientet e këtij institucioni”. Aktualisht është përcaktuar dhe grupi i hartuesve të testit special si dhe skema e vlerësimit që do të jetë për secilin program akademik. Kriteri i përzgjedhjes së fituesve do të jetë rezultati i konkursit, ku specialistët bëjnë të ditur se kandidatët që do të arrijnë të grumbullojnë kufirin më ë lartë të pikëve në testin special do të kenë më shumë shanse për të qenë pjesë e listës së fitueseve që do pranohen në programet “master”. Bazuar në këtë skemë, është vendosur nga hartuesit e testit se pikët maksimale që duhet të grumbullojë një kandidat gjatë gjithë procesit do të jenë 100, ku rreth 60 prej tyre do ti përkasin testit special, ndërsa pjesa tjetër do të jenë për nivelin e mesatares dhe intervistës që do të japë kandidati i interesuar. Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe listën e kuotave dhe tarifave të regjistrimit që do të ndiqen për programet “master” tek Ekonomiku për vitin akademik 2009-2010. Në bazë të pikëve që secili prej aplikantëve do të grumbullojë në testimin special do të përcaktohen edhe kandidatët fitues degës dhe kuotave të miratuara për këtë vit. Për aplikuesit e këtij viti qeveria ka miratuar rreth 600 vende për gjashtë llojet e programeve “master” që do të ofrohen në këtë fakultet. Ndërsa tarifa e ndjekjes së studimeve është përcaktuar në vlerën e 100 mijë lekëve për secilin nga këto programe akademike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›