Grupe pune kundër shkelësve të ligjit antiduhan
27/10/2009 Masat në spitalin e Fierit. Ligji shkelet haptazi nga të gjithë
Penalizim për të gjithë kundërvajtësit, denoncim dhe në polici
FIER- Edhe pse trumbetohet zbatimi i ligjit antiduhan duke u shprehur se janë lokalet ato që po shkelin këtë ligj, një vëzhgim i kujdesshëm ndesh edhe me probleme të tjera. Gati në të gjitha institucionet bazë mjekësore siç është poliklinika, madje dhe spitali, ky ligj po shpërfillet dukshëm. Mjafton të shkosh në ambientet e brendshme të spitalit në reanimacion, e deri në dhomat e të sëmurëve dhe do të konstatosh oxhakët e duhanpirësve që nuk duan t’ia dinë jo vetëm për zbatimin e ligjit, por edhe shëndetin e të sëmurëve. Drejtoresha e spitalit në Fier, Najada Jahiqi, e pranon këtë fakt dhe shton se janë ngritur grupe pune për verifikimin dhe marrjen e masave parandaluese. “Në zbatimin e ligjit antiduhan është zbatuar një rregullore e brendshme e institucionit, u është shpërndarë gjithë kryeinfermierëve të pavijoneve. Këto ditë kemi pasur kontakte me grupe pune nga Drejtoria e Shëndetit Parësor, nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor dhe janë ngritur grupe kontrolli të menjëhershme dhe do të jetë ky grup që do të bëjë zbatimin e ligjit. Për shoqëruesit e pacientëve që pinë duhan do të merren masa ndëshkuese sipas ligjit dhe gjithë shkeljet do t’u bëhet e ditur organeve kompetente”. Ndërsa Ministria e Shëndetit kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të luftuar pirjen e duhanit në ambientet publike, por duket se kërkesa apo ftesa e kësaj ministrie pak gjen përkrahje ose aspak te duhanpirësit, të cilëve vetëm gjoba mund t’u kujtojë ligjin antiduhan.