Lista e re, Ministria e Drejtësisë përgatit përgjigjet për 200 të përndjekur
Laureta Rryçi
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur përgjigjet për rreth 200 dosje të përndjekurish. Pas depozitimit të kërkesave dhe plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, ka nisur menjëherë shqyrtimi i dosjeve. Burime pranë këtij dikasteri shpjeguan dje për gazetën “Albania” se për këto dosje grupi i punës ka vërejtur konstatimet e para në të cilat është bazuar për përgjigjet e dhëna mbi secilën. Në listën e mëposhtme nuk jepen vetëm gjeneralitetet e pretenduesit për dëmshpërblim, por edhe përgjigjet fillestare që ka marrë gjithsecili. Në varësi të përgjigjes këta të përndjekur duhet të paraqiten në Ministri për të pyetur mbi procedurën e mëtejshme që duhet të ndjekin. Për ata që kanë marrë përgjigje negative do të thotë se i kanë humbur shpresat njëherë e mirë për të vijuar më tej fazën e shqyrtimit për të marrë dëmshpërblim.
Lista
Emrat që vijojnë në listën e mëposhtme janë përzgjedhur nga grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë. Një pjesë e tyre, për shkak të përgjigjes që kanë dhënë specialistët, duket se janë në fazën e parë të shqyrtimit. Pas kërkesës që është depozituar, grupi i punës merr menjëherë dosjen me dokumente dhe nis shqyrtimin e saj. Pas konstatimit të ndonjë dokumenti që mungon apo problemi tjetër, atëherë grupi i punës vendos t’i shkruajë personit që ka aplikuar për dëmshpërblim. Aktualisht po bëhet verifikimi i emrave nga organet e Drejtësisë, në bazë të të dhënave që disponon ky institucion në lidhje me personat që do të përfitojnë në sajë të statusit. Verifikimi i emrave pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër. Gjithashtu është deklaruar se dëmshpërblimi do të jetë në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për të gjitha kategoritë e shpallura si përfituese. Menjëherë sapo të mbyllet verifikimi i listave, do të nisë shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit sipas kategorive përfituese dhe listave që do të depozitohen nga organet e Drejtësisë. Gjithashtu, në ligj është përcaktuar dhe shuma që do të përfitojë çdo i burgosur politik sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Në bazë të këtij kategorizimi do të zbatohet dhe shpërndarja e dëmshpërblimit.
Shqyrtimi
Gjatë procesit të shqyrtimit dosjes i vihet një shënim nga ana e specialistëve, me anë të të cilit vendoset se në cilën fazë është përfshirë kërkesa për dëmshpërblim. Në rastet kur në përgjigjen nga Ministria e Drejtësisë shkruhet se dosja është në shqyrtim të drejtpërdrejtë, e thënë ndryshe, dosja është në fazën e parë të hetimit, i cili kryhet në sektorin e gjendjes gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë (skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm për të përndjekurit politikë të regjimit komunist) dhe, sipas rastit, në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Informacioni, për çdo kërkesë, kërkohet në të gjitha variantet; emër, mbiemër, viti i lindjes, lloji i veprës penale etj., përfshi edhe indicet për gabime të mundshme, ortografike dhe materiale, të dhëna nga vetë kërkuesi, për gjeneralitetet e tij. Pas verifikimit të drejtpërdrejtë të informacionit, punonjësi vepron si më poshtë: kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënim penal politik, ai evidenton, në një formular të posaçëm, llojin dhe, sipas rastit, kohën e vuajtjes së dënimit, gjithsej, të cilin ia bashkëlidh dosjes. Dosja i përcillet për shqyrtim të bashkërenduar organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji; b) kur provohet se kërkuesi, gjatë të njëjtit gjykim apo gjatë gjykimeve të tjera, është dënuar për një ose më shumë vepra penale, politike dhe jopolitike, ai evidenton llojin dhe, sipas rastit, kohën e saktë të vuajtjes së dënimit, gjithsej, politik dhe jopolitik, në një formular të veçantë, që i bashkëlidhet dosjes. Në vijim dosja u përcillet për shqyrtim të bashkërenduar organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë sipas kritereve të përcaktuara në ligj. shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji; c) kur provohet se kërkuesi, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, ka kryer veprime me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë, i propozon ministrit ta klasifikojë kërkesën si të pabazuar në këtë ligj;
ç) kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënime jopolitike, i propozon ministrit ta klasifikojë atë si të pabazuar në këtë ligj; d) kur provohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka të dhëna për kërkuesin, kërkesa i përcillet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit për verifikim të drejtpërdrejtë në burimet e tyre arkivore të periudhës 30.11.1944 - 1.10.1991. Autoritetet përgjegjëse, brenda 30 ditëve, verifikojnë kërkesën dhe dërgojnë informacion në Ministrinë e Drejtësisë edhe për çështje të përmendura në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji. Brenda 5 ditëve, Ministria e Drejtësisë e kualifikon kërkesën: i) në njërën ndër veprimet e përcaktuara në shkronjat “a” deri në “ç” të këtij neni; ii) në rubrikën “Të dhëna për kërkuesin nuk ka”.
Kur kërkesa kualifikohet sipas nënndarjes “ii” të shkronjës “d” të këtij neni, punonjësi i propozon ministrit ta klasifikojë si të pabazuar në këtë ligj, për mungesë provash. Në kuptim të këtij neni, shprehja kërkues i referohet subjektit që ka kryer dënim politik me burgim, internim, dëbim apo është ekzekutuar.
Shqyrtimi i bashkërenduar
Shqyrtimi i bashkërenduar është faza e dytë e hetimit, të cilit i nënshtrohen kërkesat që rezultojnë dënime politike në kuptim të këtij ligji. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, brenda afatit 30-ditor, shqyrtojnë kërkesat dhe, me njoftim individual, shprehet secili, nëse i dënuari politik plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji. Informacionet e bashkërenduara depozitohen në dosje. Punonjësi përgjegjës, në përputhje me nenin 28 të këtij ligji, përgatit relacionin, të cilin ia paraqet ministrit të Drejtësisë.
Zhvillimi i hetimit
Struktura përgjegjëse në Ministri, brenda 35 ditëve, shqyrton në themel të gjitha kërkesat që, pas shqyrtimit paraprak, janë kualifikuar se plotësojnë kërkesat sipas ligjit për dëmshpërblim.
Brenda afatit të përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, struktura përgjegjëse në Ministri verifikon dokumentacionin, sipas neneve 3 e 5 të këtij ligji, harton relacionin përkatës dhe i propozon ministrit pranimin e kërkesës, si të bazuar në ligj ose mospranimin e saj.
Kur propozohet pranimi i kërkesës, akti i propozimit, i nënshkruar nga punonjësi përgjegjës, përmban edhe periudhën e saktë, në ditë, muaj dhe vite të dënimit të kryer, si dhe masën në lekë të dëmshpërblimit, që do t'i jepet, sipas ligjit.
Ministri i Drejtësisë, në mbështetje të propozimit të strukturës përgjegjëse, urdhëron pranimin apo refuzimin e saj kur kërkesa nuk mbështetet në ligj. Aktet nënligjore të ministrit të Drejtësisë shpallen edhe në faqen zyrtare të Ministrisë.
Harun Servet Hatixhe Qoku 27/7/1940 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 10793 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shyqyri Sadik Sabrije Gruda 1/8/1929 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9654 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luigj Sokol Çile Shoshi 27/9/1912 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9653 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luigj Pjetër Age Kosmaçi 10/10/1911 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9652 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prel Kolë Mrikë Macotaj 3/1/1902 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 8651 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Salvator Paloka Angjelina Kurti 23/5/1891 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9650 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vasil Sarandi Thomaidha Sterjo 10/10/1914 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 9648 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Abdulla Riza Nurije Selami 20/4/1933 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9647 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ismail Dul Sebije Halaj 3/9/1917 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9649 15/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Irfan Rustem Duci Haxhiko 15/6/1913 Korçë Dënim Kapital E papërcaktuar 10792 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zenel Osman Halime Bajraktari 10/4/1942 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 6532 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nikoll Zef Marë Prenga 21/5/1935 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 6513 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pashko Gasper Nine Gjeçi 21/1/1918 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 5415 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Agron Abaz Sanie Dudushi 15/7/1940 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 5416 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dod Gjokë Prendë Gjoka 14/2/1887 Mirditë Dënim Kapital E papërcaktuar 9418 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Paskal Kristo Zoica Zoga 1/3/1928 Shtikë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10791 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Agim Muharrem Hanke Karaj 14/6/1943 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 6528 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muharrem Abdyl Fehime Selenica 3/12/1911 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 5412 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë) Merjeme Ramadan Zyrejde Braçe 13/10/1953 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5431 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ymer Maliq Fatime Shehu 15/4/1894 Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 6527 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Eqerem Mustafa Fatime Serezi 29/10/1906 Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 6529 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Spiro Pandeli Lilkë Nakollari 10/10/1913 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 6515 4/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Argjir Vasil Vasile Zoga 18/5/1915 Përmet Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10790 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Refije Asllan Tushe Çekrezi 14/6/1930 Lushnjë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 6509 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhelil Sadik Sulltane Ndreu 10/2/1913 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 6530 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar) Skënder Jashar Bakije Kërbaçi 16/9/1924 Berat Dënim Kapital E papërcaktuar 5425 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sadri Ali Bade Ahmeti 23/3/1939 Mal i Zi Dënim me Burg E papërcaktuar 5432 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sotiraq Vasil Athina Tase 15/1/1931 Fier Dënim me Burg Pranuar 5413 4/4/2008 Përfunduar
Hamit Rrapush Bukuri Marra 10/2/1910 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 5417 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Cin Ndok Mrikë Zalli 30/4/1918 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10789 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mantho Pandeli Lilkë Makollari 31/1/1918 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 6513 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndoc Gasper Leze Kaça 3/2/1903 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5424 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Brahim Salo Hafife Derguti 6/3/1924 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 5419 4/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Rustem Abdulla Fetije Shehu 16/9/1927 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 10788 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rakip Iljaz Spahe Nerguti 1/1/1913 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 5428 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hysen Meshar Dudi Duçi 15/2/1949 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 6512 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vaid Muharrem Qamile Kapçiu 15/6/1938 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 5429 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë) Emin Karafil Zembyle Xhilaga 13/6/2008 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 6519 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë) Muharrem Elmaz Merushe Poçi 10/1/1901 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 6525 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë) Lekë Zef Lenë Gila 11/10/1933 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10787 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Selman Haxhi Hanke Balla 18/9/1944 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 6522 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Avdi Ramazan Hamide Nënpjetri 6/10/1942 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 5410 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dervish Shaban Fatime Rushi 2/2/1910 Burrel Dënim Kapital E papërcaktuar 5410 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llesh Marash Groshe Vata 5/3/1897 Malësi e Madhe Dënim Kapital E papërcaktuar 5403 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dile Shkurt Marë Macaj 28/2/1930 Rrëshen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5409 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ferrik Xhafo Hava Hysenaj 18/7/1934 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 5411 4/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ejell Pjetër Shaqe Preka 5/4/1920 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 7985 21/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Violeta Hidajet Ruhije Kulla 15/9/1936 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7987 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Afrim Hidajet Ruhije Kulla 7/1/1946 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7986 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion Shaqir Ibrahim Fatime Seseri 15/5/1904 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10986 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhelaudin Jaho Zerde Boçi 21/4/1959 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 7980 21/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë) Vasil Nikolla Kostando Jano 15/9/1938 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 7981 21/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë) Hajdar Sadik Hedije Meta 8/6/1933 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 7984 21/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sait Can Fize Cami 21/4/1895 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 7983 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mihal Jorgo Andromaqi Kapsalidhi 30/3/1941 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 7982 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sokol Zef Len Progni 5/4/1959 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 7889 21/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Isuf Tahir Refiko Çela 15/6/1904 Velçan Pogradec Dënim Kapital E papërcaktuar 6584 4/4/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit) Feuzi Sulejman Aishe Boriçi 1/1/1913 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 7988 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Baki Rushit Hajrie Iljas 15/5/1893 Masllavicë Dënim me Burg E papërcaktuar 7978 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Alije Baki Emine Kekena (Pepi) 21/2/1927 Masllavicë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7979 21/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bajram Alush Hate Dizdari 16/9/1927 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 7991 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Faik Lan Fatime Tahiri 3/7/1921 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 7990 21/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nebi Jonuz Leme Cahani 15/8/1890 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 10785 6/6/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Ndue Llesh Dile Gjeçi 5/2/1921 Gëziq Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 10776 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhelil Jemin Fatime Shehu 10/4/1940 Nangë Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10777 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jemin Abdulla Lahe Shehu 20/10/1905 Nange Dënim Kapital E papërcaktuar 10777 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Raif Ali Shefikat Ferko 20/4/1917 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 10778 6/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sezai Hysen Hamide Turku 10/9/1956 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 10779 6/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sefulla Ahmet Xhuma Teta 28/10/1949 Fushë Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10780 6/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
25 Shtator 2009