Vodafone Albania me tarifa të reja dhe investime të fuqishme
Ditët e nxehta të verës tani duket të kenë marrë fund, por surprizat dhe ofertat e panumërta për klientët e kompanisë Vodafone Albania nuk kanë asnjëherë fund. Pas shumë investimesh të rëndësishme në teknologji, produkte dhe shërbime, të cilat e kanë rritur edhe më tej cilësinë e shërbimit ndaj klientit, kanë shtuar opsionet e komunikimit duke krijuar lehtësira të panumërta. Këtë shtator vjen një tjetër surprize. Vodafone Albania erdhi në treg me një tjetër listë tarifash duke prezantuar ulje të ndjeshme të tarifave, dhe duke garantuar transparencë dhe thjeshtësi llogaritje për të gjitha programet e komunikimit. Kështu me programin e ri me parapagesë Vodafone Card të gjitha thirrjet kundrejt rrjeteve kombëtare janë deri në 25 për qind më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë ulur deri në 35.34 për qind. Ky raund uljesh i shtohet uljeve të ndjeshme të bëra vitin e shkuar të cilat arritën deri në 26 për qind duke bërë të mundur që vit pas viti komunikimi celular i konsumatorëve shqiptarë të bëhet edhe më i përballueshëm. Falë Vodafone Albania këtë verë në Shqipëri do të hynin për herë të parë telefonat “BlackBerry”, të cilët do të revoluciononin komunikimin online të shqiptarëve dhe do ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me një shërbim kaq të avancuar. Më tej do të vinte Vodafone Home, shërbimi i telefonit fiks i cili bën të mundur që çdo Shqiptar, pavarësisht zonës ku jeton të përfitojë shërbimin e telefonit fiks, më tarifa konkurruese dhe me një efikasitet mahnitës duke filluar nga instalimi i thjeshtë, një meny e pasur telefonike dhe asistencë teknike 24 orë. Në serinë e shërbimeve të reja nga kjo stinë mund të veçohen: Vodafone Mobile Internet Access (MIA), me shërbim interneti të shpejtë, të thjeshtë, dhe me tarifa të reduktuara sistematikisht, Vodafone 123, i cili lehtëson në maksimum marrjen e çdo informacioni dhe shërbimi nga celulari i klientit vetëm me një klik dhe Vodafone E-bill i cili eviton postën tradicionale dhe sjell në kompjuterin e klientëve me kontratë çdo muaj faturën e tyre të komunikimit. Më tej mund të përmendim ofertat fantastike të komunikimit veror si Vodafone Happy Weekend për komunikim të dyfishuar gjatë fundjavës apo Vodafone Club Non-Stop për thirrje me kohë të palimituar në këmbim të faturave tejet ekonomike. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim surprizat, ofertat dhe produktet e reja që Vodafone ka rezervuar për muajt e ardhshëm, të cilat padiskutim do të jenë inovatore, me teknologjinë më të avancuar dhe me tarifa gjithmonë e më të përballueshme.
25 Shtator 2009