Lista me 1155 pronat gati për tapi
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për 1155 dosje. Këto dosje i përkasin qytetit të Tiranës, për 11 njësitë bashkiake. Qytetarët e listës së mëposhtme janë të lutur të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Tiranë, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre në ZRPP. Të gjithë qytetarët të cilëve nuk u ka dalë ende vendimi i Këshillit të Ministrave, nuk duhet të ketë shqetësim, sepse për ata po punohet paralelisht me ata që kanë marrë vendimin e KM. ALUIZNI, duke bërë një punë zinxhir, shpreson që në një kohë rekord të arrijë ta mbyllë këtë proces gjigant. Të arrijë drejt numrit zero të dosjeve në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t të Tiranës. Për pjesën tjetër të dosjeve është duke u punuar intensivisht nga grupet e punës. Për grupin tjetër të qytetarëve do të ketë një njoftim pas një jave. Në këtë mënyrë do të vazhdohet javë pas jave.
29 Dhjetor 2010