E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista me emrat e personave që do të përfitojnë bonus strehimi

Pritet që vendimi i Këshillit Bashkiak të japë të drejtën e përfitimit. Shuma mujore, maksimale dhe minimale, që do të marrin banorët

Emanuela Sako

Qytetarëve që u janë prishur shtëpitë nga zbatimi i projekteve të Bashkisë së Tiranës do të trajtohen me bonus strehimi. Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur 22 emra të qytetarëve, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe do të diskutohen ditën e premte në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social janë kryer 34 aplikime, ku është vendosur që vetëm 22 prej tyre kanë dorëzuar dokumentacion të plotë dhe kanë të drejtën e përfitimit. Aplikuesit do të përfitojnë shuma të ndryshme në lekë, duke filluar nga shuma 3974 lekë deri në shumën e 9000 lekëve, që do ta përfitojnë personat që janë më në vështirësi ekonomike.
Skema
Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës ka përzgjedhur 22 qytetarë nga 34 që kishin aplikuar. Megjithëse kuotat e përfitimit janë të pacaktuara, përjashtimet nga skema u bënë për mungesë dokumentacioni të plotë. Sipas relacionit të plotë të hartuar nga Bashkia, thuhet se 5 familje janë përjashtuar për shkak se kanë figuruar të kenë tokë në pronësi të tyre. Emrat e tyre figurojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa një familje është përjashtuar për shkak se e kanë dorëzuar dokumentacionin në mënyrë individuale disa pjesëtarë të së njëjtës familje. Gjashtë familje kanë pasur mungesë të dokumentacionit. Edhe pse u është kërkuar plotësimi i rregullt i tij, janë vërejtur mungesa në dokumentacionin përfundimtar. Në këtë mënyrë është reduktuar numri i të gjithë aplikuesve për bonus strehimi dhe në mbledhjen e fundit do të diskutohen vetëm 22 emra të banorëve që kanë aplikuar brenda rregullave. Burime nga Bashkia e Tiranës sqarojnë se kësaj liste do t’u shtohen 2 ose 3 familje të tjera për të cilat specialistët janë në shqyrtim e sipër të dokumentacionit të tyre.
Banesat
Banorët që janë propozuar për bonus strehimi janë të gjithë ata që kanë mbetur të pastrehë nga prishja e banesave për zbatimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës në disa zona të ndryshme të kryeqytetit. Familjet janë prekur nga zbatimi i projektit për sistemimin e shtratit të lumit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralele të saj. Pjesë e prishjes së ndërtesave është edhe ndërtimi i një shkolle të mesme në ish-Kombinatin e Autotraktorëve. Po kështu, kanë mbetur të pastrehë familjarët që jetonin në ambientet e çerdhes nr. 57 në kryeqytet. Të gjithë familjarët që jetonin në objekte shtetërore, apo që iu prishën shtëpitë nga Inspektorati Ndërtimor, do të përfitojnë bonus strehimi në mënyrë që të paguajnë shtëpitë që mund të marrin me qira. Familjarët e mbetur të pastrehë jetojnë në shtëpi me qira, të cilat i gjejnë vetë. Por përfitimi që ata marrin nga bashkia është tepër i ulët në krahasim me koston e jetesës dhe çmimet e tregut të qirave, që arrijnë shifra tepër të larta. Ndërsa shpërblimi më i lartë që i jep Bashkia një familjeje për prishjen e shtëpisë është 9000 lekë. Me një shumë të tillë nuk mund të përballohet jetesa e disa personave në një familje. Një shumë e tillë vlen vetëm për të paguar çerekun e qirasë në një nga periferitë e Tiranës, pa marrë parasysh tarifat më të ulëta që ofron Bashkia për disa familje.

box
Propozohen për trajnim me bonus strehimi personat:

Emrat Shuma në lekë
Eduard Doku 8000
Sanie Doku 8000
Blendi Doku 7000
Preng Lleshaj 7000
Afrëdita Karaj 8000
Sotir Neçka 9000
Riza Mullaj 9000
Lefter Kaziu 7000
Gëzim Ramadani 7000
Gëzim Limani 7000
Hajdar Limani 7000
Flutura Toska 7000
Astrit Daçi 7000
Agron Biba 7000
Jetnor Malaj 7000
Sami Dema 7000
Hamdi Lala 7000
Lipi Gjaçi 8000
Mitat Zeqiraj 7000
Bujar Mehja 3974
Novruz Jenishi 5257.7
Faslli Turtulli 7000

Personat që nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë:
Ramadan Aliaj
Alfred Aliaj
Ismail Baze
Flutura Tarrelli
Ajet Mazelli
Emine Bardulla
Valentina Kalemaj
Lutfi Noka
Petrit Mecuku
Agron Sejdin Biba
Vangjush Rema
Sonada Daja

16 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›