Lista, zgjerohen kategoritë përfituese
26/04/2009 Pacientët e siguruar do të marrin falas ekzaminimet laboratorike, radiologjike e ato të shtrenjta
Barnat e shtrenjta për sëmundjet e rënda bëhen pjesë e listës së rimbursimit për 2009-n
Trajtimi i sëmundjeve të rënda me barna të rimbursueshme pohohet të jetë risia kryesore e listës së hartuar për vitin 2009. Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave që Rimbursohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë tashmë ka detajuar dhe barnat e reja që do të bëhen pjesë e listës, e cila pritet t’i kalojë gjatë javës së ardhshme qeverisë për miratim. Bazuar në shkallën e sëmundshmërisë, që shkaktojnë dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë në vend, janë propozuar dhe alternativat e reja që do shtohen në skemën e rimbusimit. Konkretisht bëhet fjalë për barna shumë të shtrenjta, që u korrespondojnë sëmundjeve të ndryshme, siç janë ato të transplantit të veshkave, të sëmundjeve kronike, mendore, e veçanërisht të gjakut, siç është leucemia.
Diskutimet
Përveç shtimit të barnave të reja për kategori të caktuara, lista ka pësuar ndryshime edhe për ilaçet që kanë qenë pjesë e rimbursimit gjatë vitit të shkuar, por do të vijojnë të jenë sërish edhe në listën e 2009-s, me ndryshimin e vetëm të formëdozave që do të shpërndahen për pacientët. Masa e mbulimit të çmimit të barnave nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë, që sipas ligjit të sigurimeve shëndetësore janë pjesë e skemës së përfitimit. Njëkohësisht edhe për këtë vit do të respektohet rimbursimi në masën 100 për qind për kategori të caktuara sëmundjesh apo personash, siç janë veteranët me sëmundje kronike, invalidët e luftës, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Teksa parashikohet mbulim i plotë i çmimit edhe për të sëmurët me tumore, transplantet e veshkës, sklerozës multiple, talasemisë major, për të cilat kostoja e barnave të trajtimit rezulton të jetë tepër e lartë. Gjithashtu do të jenë falas barnat edhe për të gjithë fëmijët e moshës 0–12-muajsh. Ndërkohë pjesa tjetër e barnave do të jenë për kategoritë që vuajnë nga sëmundje kronike, siç janë ato kardiovaskulare, diabetit, frymëmarrjes, tensionit, shëndetit mendor, prostatës etj. Këto të fundit vit pas viti kanë shënuar rritje të masës së rimbusimit.
Ndryshimet
Ecuria e skemës së rimbursimit do të pësojë ndryshime të tjera edhe në vitet e ardhshme, që synojnë të zgjerohen më tej kategoritë përfituese, teksa do të forcohen masat e kontrollit të sigurimit të barnave. Lidhur me këtë situatë kreu i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë ka pohuar dje: "Nëse kemi bërë përparime në drejtim të uljes së barrierave burokratike, uljes së pengesave administrative, mbeten shumë për t’u bërë në nivelin e kontrollit dhe sigurimit të standardeve të elementeve që ne i shpërndajmë popullsisë. Forcimi i mëtejshëm i politikave sociale, zgjerimi i rimbursimit do të jetë objektiv tjetër në të ardhmen i politikave për të asistuar dhe zgjeruar masën e njerëzve që përfitojnë, duke përmirësuar cilësinë e produkteve që i ofrohen publikut.”
Rimbursim 100%
Barnat e listës së rimbusrimit do të jenë falas për të gjithë fëmijët e moshës 0–12-muajsh, për invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Gjithashtu barnat do të ofrohen falas edhe për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës, për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemia major, sëmundje për të cilat barnat janë tepër të shtrenjta.
Rimbursim 50 %
Përveç kategorive të përmendura më lart, përfitues të barnave të rimbusimit do të jenë dhe kategori të tjera pacientësh, por që masa e përfitimit do të jetë sa gjysma e çmimit real të barnave. Kështu, do të ofrohet rimbursim i pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50 për qind, kundrejt recetës së lëshuar nga mjeku.
Pacientët përfitojnë falas:
- shërbimin shëndetësor te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes;
- shërbimin shëndetësor te mjeku specialist;
- shërbimin shëndetësor në shtëpi, poliklinikë dhe spital;
- ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike falas;
- ekzaminimet e shtrenjta me rimbursim në masën 90 për qind.