E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista zyrtare e Kombëtares. Statistikat e lojtarëve dhe golat

Më në fund është shpallur. Lista e Kombëtares e firmosur në "korrespodencë" nga trajerni kroat me banim më Vienë, Oto Baric ka dalë nga sirtari i Besnik Celës, përgjegjësit të Ekipeve Kombëtare.
Trajneri Baric ka bërë të ditur listën e lojtareve të grumbulluar për ndeshjen Hollandë-Shqipëri, e vlefshme për Grupin G kualifikues për Euro 2008.
Një kombëtare me disa ndryshime në raport me atë që luajti kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë, nisur kjo edhe nga pezullimet me kartona si të Lorik Canës dhe Elvin Beqirit, apo dëmtimit të gjatë të Klodian Duros. E papritur është dhe mungesa e portierit të tretë të Kombëtares, Isli Hidit, që si duket po vuan mosaktivizmin në kampionatin shqiptar me Tiranën, ku ende nuk ka luajtur asnjë minutë. Në përfaqësuesen A të rikthyer janë mbrojtësi Tefik Osmani, i dhënë "borxh" te ekipi i Shpresave për ndeshjet kualifikuese të Euro 2007 për U-21 dhe Arjan Pisha, i grumbulluar vetëm në miqësoren me San Marinon. Në mesfushë rikthimi i Edvin Muratit është një shënjë e mirë, pasi mesfushori i majtë nuk ka qenë në asnjë nga grumbullimet e Oto Baric. Në repartin e sulmit, përvec pesë sulmuesve të thirur si zakonisht nga kroati, do të debutojë për herë të parë me fanelen kuqezi, sulmuesi kosovar Besart Berisha që luan me Hamburgun në Gjermani.
Përfundimisht është zyrtarizuar Holanda si vendi mikpritës i fazës përgatitore të ekipit Kombëtar të futbollit. Kuqezinjtë do të akomodohën në hotel "Hampshire Golfhotel" në Amsterdam duke filluar nga data 2 tetor 2006 dhe do të përgatiten nga trajneri Oto Baric për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Holandës së Marko Van Bastenit, ndeshje e programuar më 11 tetor 2006 në "Amsterdam Arena".
Hoteli "Hampshire Golfhotel" është i klasifikuar me 4 yje, ka 99 dhoma dhe ndodhet 20 minuta nga Amesterdami. Ndeshja e tretë zyrtare e ekipit kombëtar për eleminatoret e EURO 2008 Holandë-Shqipëri, që do të zhvillohet më 11 tetor 2006 në "Amsterdam Arena" do të drejtohet nga një "skuadër" gjyqtarësh izraelitë me kryesor Alon Yefet. Ndihëmsa të tij do të jënë Shmuel Shteif dhe Dani Krasikoë. Gjytari i katërt do të jetë po izraelit: Meir Lëvi. Në ndeshjen e parë zyrtare Bjellorusi-Shqipëri (2-2) gjyqtarët ishin nga Finlanda (kryesor Tony Asomaa) dhe në takimin Shqipëri-Rumani (0-2) gjyqtarët erdhën nga Portugalia (kryesor Olegario Benquerenca). Shqipëria në dy ndeshjet e para ka grumbuluar vetëm një pikë (një barazim dhe nëj humbje) ndërsa Holanda kryeson grupin G me pikë të plota (6) pas fitoreve me Luksmburgun (1-0) dhe Bjellorusinë (3-0).
Franc Hoxha

Portierë:
1. Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri) 14 ndeshje-0 gola
2. Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta, Qipro) 19-0

Mbrojtës
3. Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrianë) 12-0
4. Erion Xhafa (Dinamo, Shqipëri) 2-0
5. Arjan Pisha (Tirana, Shqipëri)2-0
6. Adrian Aliaj (Glad Solin, Kroaci)28-8
7. Nevil Dede (Tirana, Shqipëri) 15-0
8. Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianë)3-0
9. Tefik Osmani (Elbsani, Shqipëri)3-0

Mesfushorë:
10. Ervin Skela (Askoli, Itali) 41-8
11. Edvin Murati (Panseriakos, Greqi) 45-4
12. Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri) 31-0
13. Altin Lala (Hanover 96, Gjermani) 52-3
14. Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi)55-2
15. Besnik Hasi (Lokeren, Belgjikë)41-2
16. Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri)1-0

Sulmuesë
17. Erion Bogdani (Siena, Itali) 33-7
18. Igli Tare (Lacio, Itali)66-10
19. Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani)11-0
20. Besart Berisha (Hamburg, Gjermani)0-0
21. Hamdi Salihi (Tirana, Shqipëri)1-0
22. Bekim Kastrati (E.Braunshvajg, Gjermani)3-0

Trajner Oto Baric

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›