Listat e deputetëve. Deputetet e rinj qe pritet te dominojne Parlamentin pas zdhjedheve te 28 qershorit
Në listat për deputetë në zgjedhje dominojnë politikanët e rinj në moshë dhe në eksperiencë.
Shaban Sulçe
Në 140 karriget e Parlamentit të ri që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit pritet të ulen një numër i konsiderueshëm i emrave të rinj të politikës, të cilët po promovohen fuqishëm nga tri partitë kryesore; Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në listat e kandidatëve për deputetë të këtyre tri partive kryesore dominojnë kandidatura të reja, politikanë të rinj në moshë dhe në eksperiencë, të cilët do të tentojnë të fitojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit. Liderët e tre koalicioneve kryesore, Berisha, Rama dhe Meta, duket se i kanë kushtuar një rëndësi rifreskimit të listave të partive të tyre, duke afruar dhe promovuar sa më shumë elemente të reja në garën e ardhshme parlamentare. Por ideja për të pasur kandidatë të rinj në zgjedhjet e 2008-s është mbështetur dhe përkrahur edhe nga kryetarët e partive aleate të tre koalicioneve të mëdha.
Në lista priten të jenë jo vetëm kandidatë që vijnë nga forumet rinore, apo që janë në moshë të re dhe me eksperiencë të re në politikë, por dhe figura e personalitete të ndryshme, që në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojnë për herë të parë për Kuvendin e ri të pas 28 qershorit.
Partia Demokratike
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të sjellin një mori kandidaturash të reja për Partinë Demokratike. Burime nga Grupi Parlamentar i PD-së bëjnë të ditur se më shumë së gjysma e deputetëve të këtij grupimi nuk kanë për të rikandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas burimeve, pritet që në listën e kandidatëve të PD-së për deputetë të përfshihen shumë emra të rinj. Këta do të sjellin dhe një ndryshim të imazhit të partisë. Ashtu sikurse bëri në zgjedhjet e vitit 2005, kur PD-ja krijoi Komitetin e Orientimit të Politikave duke afruar pranë vetës shumë të rinj të shkolluar jashtë vendit, pritet që të njëjtën strategji të ndjekë edhe në zgjedhjet e vitit 2009. Burimet bëjnë të ditur se megjithëse ende nuk është biseduar në strukturat e larta të drejtimit të partisë për një ripërtëritje të KOP-it, gjithsesi, në planet e PD-së është afrimi i shumë emrave të rinj në PD, të cilëve do t’u lihen hapësira të konsiderueshme për karrierë politike. Shumica e tyre pritet të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se shumica e të rinjve që do të kandidojnë në zgjedhje nën siglën e PD-së do të jenë këshilltarët e kryeministrit Berisha apo të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kështu, në listë pritet të përfshihen emrat e Suzana Guxhollit, e cila mban postin e këshilltares për çështjet ekonomike në qeveri, apo Petraq Milo e Selami Xhepa, edhe këta këshilltarë për çështjet ekonomike të kryeministrit Berisha, apo Glori Husi, koordinator për çështjet e integrimit të Shqipërisë në NATO. Në listë pritet dhe emri i ndihmësit të Berishës, Edvin Kulluri, i cili po promovohet së fundi edhe në emisionet televizive me natyrë politike, si dhe zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Në listë, sipas burimeve, do të jetë dhe emri i Grid Rrojit, drejtorit për Informacionin në Kryeministri, emri i Juela Meçanit, zëdhënëse për shtyp e kryeministrit Berisha, emri i Suela Rusetit, zëdhënëse për shtyp e kryetares së Kuvendit.
Të rinjtë e fushatës së ardhshme parlamentare, sipas burimeve, do të jenë shumica e zëvendësministrave, si Florian Mima, Edit Harxhi, Zana Zhuka, Marjeta Zaçe e Iva Zajmi. Po kështu, kryeministri Berisha pritet të përfshijë në listë dhe emra drejtuesish të suksesshëm të administratës së tij, si drejtorin e KESH-it, Gjergji Bojaxhi, i cili është dhe kandidat për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës, si dhe nëndrejtorin e ALUIZN-it, Ferdinand Shehu.
Partia Socialiste
Ashtu siç ndodhi me forumet dhe strukturat e larta drejtuese të PS-së, edhe lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit pritet të rinovohet dhe të ketë shumë ndryshime nga kandidaturat e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005. Që nga koha kur drejtimi i PS-së është marrë nga kreu aktual, Edi Rama, shumë figura të reja janë promovuar në strukturat e larta drejtuese të Partisë Socialiste, çka do të thotë se mundësitë e tyre të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme janë shumë të mëdha. Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, si Eva Allushi, Ledi Shamku, Mimoza Hafizi, Saemira Pino dhe Lindita Nikolli pritet të jenë edhe kandidaturat e reja për deputetë që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në listën e kandidimit pritet të përfshihen edhe të zgjedhurit e rinj në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, si kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Etleva Danaj, kryetari i PS-së për Tiranën, Besnik Baraj, drejtuesit e Rrjetit të Vullnetarëve, Saimir Tahiri dhe Ajola Xoxaj. Hapësira të mëdha kandidimi duket se do të gjejnë edhe sekretarët e komisioneve në Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për sekretaren për Shoqërinë Civile, Edlira Haxhiymeri, sekretarin për Çështjet Ekonomike, Ilir Beqja, sekretarin për Bujqësinë, Ervin Bushati, sekretarin e Çështjeve Ligjore, Ylli Manjani, sekretarin për çështjet zgjedhore, Damian Gjinkuri etj. Edhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, si Auron Tare dhe Artan Lame, konsiderohen emra potencialë për të qenë në listën e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në koalicionin që do të drejtohet nga Partia Socialiste pritet të kandidojnë edhe të rinj të Partisë G99, ku spikasin emrat e Erion Veliajt, Olta Xhaçkës dhe Arbër Maznikut.
Lëvizja Socialiste për Integrim
Lëvizja Socialiste për Integrim, motoja e së cilës është “Forcë e re, Shqipëri e re”, pritet të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një fluks kandidaturash të reja. Bëhet fjalë për kandidatura të përzgjedhura nga forumi rinor, LRI, por gjithashtu bëhet fjalë edhe për politikanë me eksperiencë të re, të cilët nuk kanë garuar më parë në zgjedhjet parlamentare. Përsa u përket kandidaturave që janë përzgjedhur nga LRI-ja, ato duket se do të jenë kryetarja e LRI-së dhe njëkohësisht nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e cila pritet të kandidojë në qarkun e Tiranës. Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, LSI-ja pritet të fusë edhe tri figura interesante në listën e kandidatëve për deputetë. Besjan Pesha, sekretar i Përgjithshëm i LRI-së dhe së fundi edhe zëvendëssekretar i Përgjithshëm i LSI-së, Ardit Çela, nënkryetar i LRI-së, sekretari për Çështjet Ndërkombëtare i LRI-së, Dorian Duçka, pritet të jenë prurjet e reja të LSI-së në këto zgjedhje. Por LSI-ja vjen në zgjedhjet e 28 qershorit me një fluks kandidatësh që marrin pjesë për herë të parë në garën për deputetë.
Kështu, në qarkun e Tiranës, një kandidaturë e re do të jetë ajo e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Më tej lista vijon me emrat e Roland Çelmetës dhe Nora Malajt. Në qarkun e Kukësit kandidon për herë të parë Zef Çupi, në Berat Nasip Naço në Korçë Mishel Papakozmai, në Shkodër Dritan Ylli, në Durrës Iliaz Labi etj.
Kandidatët e mundshëm të PD-së
Gjergji Bojaxhi
Gent Strazimiri
Gerti Bogdani
Suzana Guxholli
Ferdinand Shehu
Petraq Milo
Glori Husi
Taulant Bino
Florian Mima
Edit Harxhi
Zana Zhuka
Arta Sakja
Arben Xhiku
Marjeta Zaçe
Iva Zajmi
Grid Rroji
Juela Meçani
Suela Ruseti
Albana Vokshi
Saimir Shehri
Edvin Kulluri
Partia Socialiste
Eva Allushi
Ledi Shamku,
Mimoza Hafizi,
Saemira Pino
Lindita Nikolli
Etleva Danaj,
Besnik Baraj
Saimir Tahiri
Ajola Xoxaj
Edlira Haxhiymeri,
Ilir Beqja,
Ervin Bushati,
Ylli Manjani,
Damian Gjinkuri
Auron Tare
Artan Lame
Lëvizja Socialiste për Integrim
Erisa Xhixho
Besjan Pesha
Ardit Çela
Dorjan Duçka
Dritan Ylli
Zef Çupi
Nasip Naço
Mishel Papakozmai
Kujtim Hoxha
Nora Malaj
Roland Çelmeta
Shezai Rrokaj
Iliaz Labi
3 Mars 2009