Milo: “PDS-ja në mbështetje të ish-ushtarakëve”
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka shprehur mbështetjen e partisë që drejton për kategorinë e ish-ushtarakëve. Këtë qëndrim Milo e ka bërë të ditur gjatë takimit që ai ka zhvilluar me disa ish-ushtarakë. Milo tha se PDS-ja do të jetë një zë shumë i fuqishëm në mbështetje të kësaj shtrese në qeverisjen e ardhshme që do të sigurohet nga fitorja e koalicionit të Partisë Socialiste më zgjedhjet e 28 qershorit. ”Do të këmbëngul që një nga aktet e para legjislative të parlamentit te ri të jetë edhe njëherë tjetër diskutimi i një amendamenti apo projektligji në vijim të ligjit të vitit 2005, që ju garanton juve kërkesat tuaja”, - u është drejtuar Milo ish-ushtarakëve. Gjatë këtij takimi, ish-ushtarakët kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre që në përputhje me vendimin e para dy viteve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të ishin përmbushur nga ana e qeverisë “Berisha”.
3 Mars 2009