Maturantët para 2009-s, dokumentet për regjistrim
Vetëm për provimet me zgjedhje
Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanë marrë dëftesë pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do të japin dy provime me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet: në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollat e mesme; në KMSH të DAR-it apo ZA-së ku ka figuruar shkolla e mesme, nëse shkolla e mesme apo profili i shkollës së mesme që kanë kryer është mbyllur. Në këtë rast, këta persona paraqesin në këtë KMSH dokumentet e mëposhtme:
Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, i shoqëruar me notat e katër ose pesë viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza).
Kopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë.
Një kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuar (pasaportë ose certifikatë lindjeje me fotografi, lëshuar jo më vonë se tre muajt e fundit, ose letërnjoftim).
Kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje.
KMSH i DAR-it apo ZA-së cakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët A1 dhe A2 dhe do të japin provimet me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-së përcakton për këta nxënës, në bazë të dokumenteve të paraqitura, notën mesatare të viteve të shkollimit, si dhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2 dhe ia përcjell ato zyrtarisht shkollës ku i cakton.
Nuk kanë marrë Dëftesën e Pjekurisë
Çdo nxënës që ka mbaruar shkollën e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por nuk ka marrë Dëftesën e Pjekurisë, jep provime të detyruara dhe me zgjedhje. Ai plotëson dhe dorëzon formularin A1 në shkollën ku e cakton KMSH i DAR-it dhe ZA-së përkatëse, pasi ka paraqitur tek ato dokumentet e mëposhtme:
Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, të shoqëruar me notat e katër ose pesë viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza).

Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve.
Kanë dhënë provimet me detyrim
Të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhanë vetëm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për t’u regjistruar në degët e universiteteve publike këtë vit duhet të japin provimet me zgjedhje, pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH të DAR/ZA-së përkatëse, duke paraqitur Dëftesën e Pjekurisë origjinale. Përjashtohen kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Nuk janë regjistruar në universitet
Të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e universiteteve publike, për t’u regjistruar në këto shkolla këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin provimet me zgjedhje, përveç rasteve kur e kërkojnë këtë vetë. Në këto raste ata i rijapin provimet me zgjedhje pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH të DAR/ZA-së përkatëse, duke paraqitur Dëftesën e Pjekurisë origjinale dhe mandatpagesën e tarifës.
3 Mars 2009