Treni aksidenton endacakun nga Berati

17/04/2005 Sipas mjekëve, 42-vjeçari në gjendje të rëndë
FIER - Një endacak, nga një fshat i Beratit, është aksidentuar dje nga treni i mallrave i linjës Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 e 30 minuta të ditës së djeshme, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, vetëm pak kilometra larg qytetit të Fierit. 42- vjeçari Bexhet Seiti, banues në fshatin Vertop, të Beratit, ishte duke ecur përgjatë shinave të trenit, kur vetëm për pak sekonda është përfshirë nga sipërfaqja. Ai u gjet nën shina në gjendje të rëndë dhe aktualisht ka pak shpresa për jetën, ndonëse mjekët kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së Fierit, të cilët kryen veprimet e para hetimore dhe konstatuan se pakujdesia në këtë rast ka qenë e 42-vjeçarit. Bexhet Seiti është dëmtuar në gjymtyrë e në bark. Burime spitalore pohojnë se 42-vjeçari flet në mënyrë të pakuptimtë dhe është në gjendje të rënduar shëndetësore. Dyshohet që ai të jetë një endacak, sepse gjatë gjithë ditës së djeshme nuk u paraqit asnjë i afërm i tij. Sipas kirurgut Robert Meta, mjek i gatshëm në pavionin e kirurgjisë, 42-vjeçari është në gjendje të rëndë, pasi i janë dëmtuar dhe shtypur organet jetësore si dhe ka thyerje në gjymtyrët e poshtme. Gjithsesi, sipas tij, ishte një fat që ka shpëtuar nga vdekja.