Vela në Real Sociedad

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 17:17
Sulmuesi meksikan Carlos Vela do të luajë një vit huazim në Real Sociedad.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi bask përmes uebfaqes së vetë zyrtare.
Spanjollët kanë arritur marrëveshje me Arsenalin, i cili po ashtu e ka konfirmuar lajmin.
Vela kishte nënshkruar me Arsenalin në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë ishte huazuar në klubet tjera spanjolle si Celta Vigo, Salamanca e Osasuna.
Pjesën e dytë të sezonit që shkoi ai e kaloi në West Brom, ku realizoi dy gola, në tetë paraqitje.