Diskutojnë për perspektiven evropiane të Kosovës

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 19:11
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e ka pritur të mërkurën në një takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini.
Bëhet e ditur se Tahiri-Gentilini kanë diskutuar lidhur me perspektiven evropiane të Kosovës, si dhe reformat të cilat i ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në drejtim të plotësimit të standardeve të BE-së, në veçanti në raport të përmbushjeve e sfidave të Raportit të Progresit.
Po ashtu ata vlerësuan rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit, sidomos në ato pjesë ku ka nevojë me shumë.
Gjatë takimit, Tahiri-Gentilini kanë vlerësuan se prioritetet e Kosovës janë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e saj si dhe anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.