E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty Lang, ambasadore e re e Zvicrës në Kosovë

Departamenti i Jashtëm i Zvicrës përmes një deklarate për shtyp, njofton se duke filluar nga mesi i shtatorit, përfaqësinë diplomatike të Zvicrës në Kosovë do ta drejtoje ambasadorja e re, Krystyna Marty Lang.

Marty Lang deri më tani ka qenë ndihmësja e parë e ambasadorit të Zvicrës në Pekin, Kinë.

Titulli diplomatik i saj në Prishtinë do të jetë “ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë” e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës.

Funksionin e ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e ka ushtruar Lucas Beglinger.

Zvicra është njëri ndër shtetet që ka njohur ndër të parët shtetin e pavarur të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›