E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mema: Jam i pakënaqur me lojtarët e mi

"Nëse Tirana do të pretendojë më lart, duhet të kishte fituar sot", - tha jo pa tone nervozizmi trajneri i Tiranës, Sulejman Mema pas barazimit 0-0 me Dinamon. "Mund të kishim luajtur edhe më mirë sot. Kemi ende probleme. E kemi të nevojshme të bëjmë një revolucion. Është një shqetësim imi dhe këtë duhet ta ndjejnë edhe lojtarët. U bëj thirrje sportdashësve të Tiranës të mbështesi ekipin. Tirana lëvizi mirë? Më interesonte vetëm të fitoja ndeshjen. Nuk dua cilësi shumë, por dua të bëhet gol. Duro dhe gjithë lojtarët e tjerë duhet të fitojnë ndeshjet nëse duan të jenë në përbërje të Tiranës. Jam i pakënaqur nga gjykimi. Unë kam qenë shefi i gjyqtarëve, por them se abitri (Janku) nuk e meriton të jetë ndërkombëtar. Në shumë momente ka qenë shumë tolerat dhe shumë oportunist, pavarësisht se nuk mbajti një ndeshje të keqe. Në rastin e Hykës duhet të kishte reaguar. Objektivat? Janë për titull kampion ose në Kupën UEFA".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›