Lorik Cana: “Falëminderit Francë!”

"Unë dëshiroj të falënderoj Francën që na ka mbështetur. Jam shumë mallëngjyer". Kjo është deklarata e fortë e kapitenit të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, cituar nga faqja sportive franceze, football.fr.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare e bëri deklaratën pas fitores 2-1 të Marsejës me Paris Sën Zhermenin të dielën.
"Është një ditë speciale. Sinqerisht ishte e vështirë të përqëndrohesha në lojë, kisha kaq shumë kënaqësi dhe emocione. Kishim shekuj që e prisnim atë. Unë jam ekstremisht i lumtur. Dua të falënderoj Francën që na ka mbështetur, unë jam shumë i mallëngjyer", - deklaroi kapiteni olimpikas 24-vjecar.
Franca së bashku edhe me Shtetet e Bashkuara, e fuqi të tjera të mëdha në botë si Anglia, Gjermania e Italia, ishin sponorizueset e Pavarësisë së shtetit më të ri një botë, Kosovës.
Në lidhje me fitoren kundër ish-ekipit të tij, Paris Sën Zhermenit, takim i vlefshëm për javën e 25-të trë Ligës franceze Loriku (22 ndeshje, 1 gol në këtë sezon) tha: "Fitoi ekipi më i mirë. Unë jam i kënaqur për Taivo, pasi nuk mendoja se ai mund të shënonte me kokë".
Marseja është duke bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, dhe pas fillimit të zbehtë tashmë ndodhet në vendin e katërt të kampionatit francez, praktikisht në zonën UEFA.