Lorik Cana: “Pavarësia e Kosoves më bën shumë krenar”

Zëvendëskapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve AFP, se ndihej "krenar" për Pavarësinë e Kosovës, që do të shpallet sot, më 17 shkurt.
"Është një gjë që më bën shumë krenar, më jëp shumë kënaqësi pasi ne e kemi pritur me shekuj. Kjo pavarësi duhet të na shërbejë për të ecur përpara. Unë jam i lumtur për familjen time që është atje. Njerëzit e meritojnë. Unë jam shumë krenar për arritjen e Pavarësisë", - tha Cana për shtypin francez.
I lindur në Prishtinë, në korrik të vitit 1983, Cana u larguar nga vendlindja e tij në vitin 1992, për t'u bashkuar me familjen e tij në Zvicër, ku mori statusin e azilantit politik.
"Unë do të kisha dashur të isha atje të dielën, por ka disa gjëra të rëndësishme që më presin me Marsejën", thotë Loriku duke buzëqeshur, pasi Marseja do të përballet me Paris Sën Zhermenin.