E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte, krenar me Juventusin

Antonio Conte ndihet krenar me Juventusin, i cili bëri kthesë të jashtëzakonshme në duel me Napolin.

Ndeshja përfundoi baras 3:3, edhe pse napolitanët po udhëhiqnin fillimisht 2:0 e më pas edhe 3:3.

“Sot kam parë përgjigje morale mjaft të rëndësishme nga ana e tërë grupit. Sot, përpos kokës, taktikës dhe këmbëve, nevojitej edhe zemra, në të kundërtën vështirë se mund ta kthenim një ndeshje të cilën në fund edhe mund ta fitonim. I falënderoj djelmoshat që luajtën me zemër, duke i kaluar të gjitha pengesat. Jam krenar që jam trajner i tyre”, theksoi Conte pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›