Liverpool finalisti i parë i Athinës - VIDEO

ASA (Albania Sport Agency)- Liverpool është skuadra e parë finaliste në Champions, pasi ka arritur ta eliminojë Chelsea pas gjuajtjes së penalltive (4:1). Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat 1:0 për Liverool, me golin e Agger, në minutën e 22-të, rezultat ky i cili i ka dërguar skuadrat në dy periudhat e lojës shtesë, ngase në ndeshjen e parë në "Stamford Bridge" Chelsea kishte fituar me rezultat të njëjtë.
Në përgjithësi skuadra e Benitez është treguar më sulmuese gjatë gjithë lojës duke marë parasysh edhe golin e analuar për Kuyt dhe mbrotjet fantastike të Cech.
Pas 30 minutave të lojës shtesë rrjetat kanë mbetur të patundura, kështu që skuadra finaliste është përcaktuar pas gjuajteve të penalltive. Heroi i kësaj mbrëmjeje për Liverpool ka qenë portieri Reina, i cili ka arritur të mbrojë gjuajtjet e Robenn dhe Geremi nga penalltitë, derisa bashkëlojtarët e tij kanë qenë të suksesshëm nga pika e bardhë, duke e siguruar ''vizën'' për Athinë, ku më 23 maj do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve. Skuadra tjetër finaliste e Ligës së Kampionëve do të përcaktohet nesër në "San Siro", ku do të përballen Milan dhe Mancheste United.
Liverpool: Reina, Finnan, Carragher, Agger, Riise, Pennant (Alonso 78), Gerrard, Mascherano (Fowler 118), Zenden, Kuyt, Crouch (Bellamy 106).
Goli: Agger 22.
Chelsea: Cech, Ferreira, Essien, Terry, Ashley Cole, Mikel, Makelele (Geremi 118), Lampard, Joe Cole (Robben 98), Drogba, Kalou (Wright-Phillips 107).
Publik: 42,554.
Ref: Manuel Enrique Mejuto Gonzalez (Spain).
Liverpool
22': D.Agger
120': B.Zenden (p.)
120': F.Lampard (p.
120': S.Gerrard (p.
Chelsea
120': F.Lampard (p.)
Goli i Agger
Penalltite Rafa Benitez And Jose Mourinho PostInterview
Penalltite Rafa Benitez And Jose Mourinho PostInterview