E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: “Ëndrra mund të bëhet realitet”

ASA (Albania Sport Agency) - Sot në mbrëmje (ora 20:45) Milani do të luajë të gjitha karta që ka në dispozicion për të realizuar ëndrrën e finales së Ligës së Kampioneve. Nëntorin e vitit të kaluar trajneri i Milanit, Karlo Anceloti kishte deklaruar se të ishte në finalen e Athinës do të isahte thjesht një utopi, por tashmë se kjo dëshirë mund të kthehet në një realitet. Tifozët milanistë kanë bërë gati tortën por që ta konsumojnë duhet së pari të kalojnë një kundërshtar të madh si Mancester Junaitid. "Djajtë e kuq", që fituan takimin e parë me rezultatin 3-2, kanë dy rezultate në dispozicion për të kaluar turin. Me Celsin dhe Liverpulin në gjysmëfinalen tjetër, Milani mbetet e vetmja pengesë për një finale të gjithën angleze. "Të përfaqësosh futbollin italian është një aspekt shumë i rëndësishëm. Jemi të nderuar dhe dëshirojmë të bëjmë më të mirën e mundësive tona. Edhe pse ky Milan ka një shpirt italian dhe besoj se do të përfaësojmë shumë mirë futbollin tonë", - - shprehet trajneri i Milanit në vigjilje të takimit.
Kuqezinjve u mjafton vetëm një rezultat 1-0 për të "flututuar" në finale, por është e natyrrshme që Mancesteri nuk do të rrijë duke ështruar, pasi në pjesën e dytë të takimit në "Old Traford" dëshmoi se zotëron fuqi të mëdha sulmuese. "Fakti që mund të pësojmë një gol nuk më shqetëson. Nuk është një tragjedi. Kemi 90 minuta për të luajtur dhe mund të bëjmë më shumë se një gol, ashtu sic ndodhi dhe në ndeshjen e parë", - thotë Anceloti, i cili do ta ketë të plotë grupin në dispozicion, përvec Paolo Maldinit, prania e të cilit në fushë ende shihet me dyshim. "e di kur duhet të luajë dhe kur jo. Vendinim do ta marrim së bashku", - shpjegon tekniku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›