E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool mund të mposht këdo

Sulmuesi i Liverpoolit Luis Suarez beson se futbollistët kanë dëshmuar se janë të denjë të luftojnë për tituj.

Ylli uruguaian është optimist se skuadra e menaxherit Kenny Dalglish është në rrugë të mirë drejt suksesit.

“Ne mund të mposhtim këdo” tha Suarez për mediet angleze të premten. “Ekipi është në formë të mirë dhe ndihemi optimist. Kemi ambicie të fitojmë tituj. Por, tani për tani duhet ti qasemi çdo ndeshjeje në vete dhe shpresojmë të fitojmë sa më tepër takime” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›