Mario ndihet super

Mario Balotelli ka insistuar se ndihet rehat në Angli edhe pse nuk i pëlqen moti. Reprezentuesi italian iu bashkua Manchester Cityt më 2010 nga Inter.
Pas vështirësive të para rreth adaptimit në Premierligë, 21 vjeçari ka filluar të tregojë shenja të shkëlqimit duke realizuar tre gola në katër ndeshje dhe pranon se tani ndihet më mirë në City.
“Tani është gjithçka në rregull, jam i lumtur dhe i vetmi problem është moti. Çdo gjë tjetër është duke u përmirësuar”, tha Balotelli për Sky Sports News.