E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech pranë pensionimit

Portieri i ri i Chelseas, Thibaut Courtois ka sugjeruar se bashkëlojtari Petr Cech mund të pensionohet së shpejti derisa vazhdon të vuajë nga lëndimet.

19 vjeçari Courtois iu bashkua Chelseas nga Genk për të shërbyer konkurrencë për Cechun dhe beson se portieri i parë i gjigantit londinez është në përfundim të karrierës për shkak të lëndimeve të shpeshta në gjunjë dhe shpinë.

“Trajneri i portierëve më ka thënë se nuk e di për sa kohë Cech mund të luaj në shkallën më të lartë. E di se ai ka probleme me gjunjët dhe në shpinë”, tha Courtois për radiostacionin spanjoll Onda Cero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›