Sezoni i fundit i Crespos në Itali

Sulmuesi veteran i Parmas, Hernan Crespo ka pranuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Serie A, edhe pse ende nuk ka vendosur të pensionohet nga futbolli.
“Jam 90 për qind i sigurt se ky do të jetë sezoni im i fundit këtu”, tha Crespo, 36 vjeç. “Do të shikojë të provojë një përvojë të huaj. Ende kam dëshirë të luaj në futboll, por në shkallë të tjera. Një e ardhme në Azi ose Amerikë? Pse jo? Do të më pëlqente të provojë një aventurë të re” përfundoi argjentinasi.
Përveç Parmas, Crespo ka qenë anëtar i Lazios, Interit, Milanit e Genoas në Serie A.