E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Persie motivohet nga madhështia

Kapiteni i Arsenalit Robin van Persie ka pranuar se rëndësia e shënimit të golit të 100-të për klubin ishte faktor motivues në formën e tij të mirë në kohën e fundit.

Van Persie arriti kuotën e 100 golave për Arsenalin në fitoren 3-0 ndaj Boltonit muajin e kaluar ku shënoi dy herë. Holandezi është vetëm një prej 17 futbollistëve në histori të klubit që arriti të realizojë 100 gola.

“Më pëlqejnë statistikat, nganjëherë ato mund të thonë gjysmën e tregimit dhe ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për tregimin e plotë. Motivohem nga arritja e gjërave madhështore”, tha Van Persie për magazinën zyrtare të Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›