E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllaznimi ruan hapin me kreun

Vëllaznimi e ka shënuar fitoren e gjashtë në këtë stinor. Gjakovarët të premten në Kastriot e kanë mposhtur KEK-un me rezultat minimal, 0:1 – në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të Superligës.

Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, edhe ekipet aplikuan një lojë monotone, por në pjesën e dytë u zhvillua lojë dukshëm më e mirë. Kuqezinjtë ia kanë dal ta shënojnë golin e fitores në minutën e 48-të nëpërmjet sulmuesit, Agron Skeraj.

Mirëpo, më shumë sesa njëzet minuta Vëllaznimi luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit nga loja të Debatik Qarkagjisë. Kjo i shkoi përshtati KEK-ut, i cili shtoi përpjekjet për t’i barazuar shifrat, por ka dështuar përkundër disa rasteve të mira. Me këtë fitore kuqezinjtë mbajnë hapin në luftë për kreun e tabelës.

Të paktën deri të shtunën Vëllaznimi do të mbetet në vendin e dytë të renditjes tabelore me 22 pikë, derisa KEK-u mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me dhjetë pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›