Chelsea e Inter pas Hazardit

Chelsea dhe Inter kanë hyrë në garë për transferimin e yllit të Lilles, Eden Hazard. 20 vjeçari vendosi të mbetet në Stade Metropole këtë verë edhe pse kërkohej nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Drejtori i akademisë së Lilles, Jean-Michel Vandamme ka bërë të ditur se klubi mund të vendos për shitjen e Hazardit në fund të këtij sezoni.
“Eden do të mbetet në Lille së paku deri në verën e ardhshme. Chelsea e ka monitoruar më së afërmi, por ai përcillet edhe nga Inter e klube të tjera të mëdha”, tha Vandamme për Daily Mail.