E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Boer fton Chivun në Ajax

Trajneri i Ajax Amsterdamit, Frank De Boer ka këshilluar mbrojtësin e Interit, Cristian Chivu të refuzojë interesimin nga Real Madrid dhe të kthehet në Holandë.

Reprezentuesi rumun zhvilloi mbi 100 ndeshje për Ajaxin para kalimit në Itali te Roma më 2003. Ai pritet të largohet nga Inter pasi kontrata e tij me klubin skadon në fund të këtij sezoni.

Real Madrid thuhet të jetë i interesuar për transferimin e 31 vjeçarit por De Boer shpreson të bind futbollistin të kthehet në Ajax. “E dimë se Chivu kërkohet nga Reali por shpresojmë që ai të kthehet në shtëpinë e tij të kaluar” tha De Boer për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›