E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpoolit i duhen përforcime

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, beson se skuadra e tij aktuale ka nevojë për përforcime të tjera gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Reds e filluan sezonin e ri në Premierligë me humbje 3-0 në udhëtim te WBA dhe Rodgers ka njoftuar se ekipi aktual nuk është as për afër atij që kishte planifikuar.

“Kisha një listë të objektivave për blerje. Klubi punoi shumë për angazhimin e disa prej tyre, por sa i përket numrit, nuk jemi askund. Kemi ekip shumë të vogël”, deklaroi Rodgers për tabloidin britanik The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›