E Shtunë, 31 Tetor 2026

QPR në bisedime me Cesarin

Queens Park Rangers është në bisedime për transferimin e portierit të Interit, Julio Cesar, ka njoftuar Press Association Sport.

Reprezentuesi brazilian deri sezonin e fundit ishte anëtar kyç i Nerazzurrëve, por spekulohet me largim nga klubi pas ardhjes së Samir Handanovicit nga Udinese. 32 vjeçari ishte kërkuar nga Tottenhami, por tani raportohet se QPR është favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtori teknik i klubit, Mike Rigg, është në bisedime me përfaqësuesit e Cesarit në përpjekje të bind portierin t’i bashkohet skuadrës ambicioze nga Loftus Road.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›