E Diel, 1 Nëntor 2026

Koplik, kapet me kafe kontrabande, arrestohet 54-vjecari

KOPLIK- Një 54 vjeçar me banim në qytetin e Koplikut të rrethit Malësi e Madhe është arrestuar sot (e enjte) nga forcat e policisë së këtij rrethi.

Zëdhënësja e shtypit e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, tha se shtetasi Berhan Duli u arrestua, pasi gjatë kontrollit që iu bë automjetit të tij, tip Benz me targë MA 1730 B, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 240 kg kafe e pa pjekur, e ndarë në katër thasë, që ai e transportonte kontrabandë nga shteti fqinj i Malit të Zi për në Shqipëri.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›