AAK: Shkarkimet, në kundërshtim me Kushtetutën
PRISHTINE- AAK konsideron se shkarkimet arbitrare të shërbyesve civilë, në javët e fundit, në Qeverinë e Kosovës, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë në kundërshtim me parimet universale të vetë ekzistimit të Shërbimit Civil, por, mbi të gjitha, janë në kundërshtim me kriteret kryesore për integrim në BE- thuhet në një kumtesë për media të kësaj partie.
“Në vendet demokratike, Shërbimi Civil ndërtohet me dekada si shërbim i paanshëm politikisht, profesional dhe objektiv, kurse Qeveria Thaçi, që nga ardhja në pushtet, me suprimimin e organit vlerësues të shërbyesve civilë KELP (Këshilli për Emërime të Larta Publike), moszëvendësimin e qëllimshëm të këtij mekanizmi, e ka përdorur për spastrim të të gjithë zyrtarëve që kanë mbajtur poste udhëheqëse në Shërbimin Civil të Kosovës”, thuhet në kumtesë.
AAK vlerëson se vendimet e deritanishme të Qeverisë në emërime dhe shkarkime janë të paqëndrueshme dhe pa bazë ligjore. AAK konsideron se kjo praktikë e partive në pushtet është e dëmshme dhe me pasoja afatgjate për qeverisjen në Kosovë dhe kërkon që Ligji për Shërbyesit Civilë, i cili është në proces të aprovimit, të jetë i hartuar konform praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të ketë efekt retroaktiv për të gjitha emërimet dhe shkarkimet që kanë ndodhë që nga suprimimi i KELP-it.
(telegraf/BalkanWeb)