E Diel, 1 Nëntor 2026

“Je vetëm ti” klipi më i ri i Zanfinës

PRISHTINë- Këngëtarja e njohur kosovare Zanfina Ismaili ka filluar realizimin e videoklipit të saj më të ri, të cilin pritet ta hedhë në treg në një të ardhme të afërt.

Kënga titullohet “Je vetëm ti”, ndërsa xhirimet e klipit kanë filluar të mërkurën, ndërkohë që pritet të jetë edhe një hit i radhës i Zanfinës.

Faqja divaadelina ka publikuar disa fotografi të bëra gjatë xhirimeve, të cilat paralajmërojnë që do të jetë një videoklip ku do të shfaqet një Zanfinë më ndryshe se në videoklipet tjera.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›