E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, 17 milionë për Jan klas Huntelar

Oferta

Liverpuli dëshiron Jan-Klaas Huntelar. Konfirmimi vjen nga tabloidi anglez “The Sun”, i cili flet për një ofertë të mundshme të Roi Hodgson prej 14 milionë sterlina, rreth 17 milionë euro, për të bindur Milanin të privohet nga sulmuesi i tij. Megjithatë për momentin ish-trajneri i Fulhemit nuk e di nëse do të ketë buxhet për të investuar në merkato. Prandaj është rritur kuota e hipotezës së një kërkese për huazim (rreth dy milionë sterlina) dhe blerja e tij më vonë për 12 milionë. Huntelar ka theksuar disa herë vullnetin e tij për të vazhduar të veshë bluzën kuqezi, duke refuzuar ofertën e Marsejës, Fenerbahçes, Volfsburgut e Totenhemit. Por vullneti i Milanit është për të mbushur arkën.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›